Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar ditën e djeshme operacionin policor të koduar “Tempulli”, i cili çoi në pranga 233 persona në disa qarqe të vendit. Karamuço me nota kritike i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit se në të vërtetë duhet të goditen “kokat” që e sjellin lëndën narkotike në Shqipëri, se sa të kryhen qindra arrestime spaçatorësh. “Në janar ose shkurt do të hyjë në fuqi amnistia dhe do të dalin që të gjithë të arrestuarit. Si ka mundësi që policia nuk i di linjat kryesore se nga futen, jo kanabis, as ato sintetiket por kokaina dhe heroina. Mos duhet t’ia përmend unë dhe kolegët e mi me emra që na i thotë Interpoli dhe Europoli. Nëse duam të luftojmë krimin e organizuar ‘Ujku i Cërrikut’ nuk është një pjesëtar i krimit të organizuar, ai është një shpërndarës”, tha Ervin Karamuço. Nga ana tjetër, eksperti ka treguar se sasia e drogave të forta në vend është aq e lartë sa çmimi për kokainën dhe heroinën ka rënë. “Prezenca e kokainës dhe heroinës është aq e lartë sa ka rënë çmimi. A mund të më thotë dikush çfarë suksesi është ky?”, tha eksperti. Karamuço në fjalën e tij ka bërë thirrje që Policia e Shtetit duhet të bëjë një punë më serioze, teksa në lupë duhet të jenë bandat e vërteta kriminale, ndërkohë që shembull solli qytetin e Vlorës. Eksperti ka treguar se në qytetin e Vlorës janë 6 organizata që lëvizin me mjete me xhama të zinj nën hundën e policisë. “Në Vlorë ka 6 organizata kriminale shumë të rrezikshme ndërkohë që shkohet dhe arrestohet vetëm një organizatë me 2-3 persona. Ata lëvizin në mes të ditës me makina me xhama të zinj nën hundën e policisë. Kush i shikon ata?”, tha eksperti Karamuço. Kujtojmë se pak ditë më parë njëzet e tre grupe kriminale u shkatërruan në një megaoperacion të zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan kundër shpërndarësve të drogës në shkolla dhe lokale.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë