BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,

Kryeministri Edi Rama më në fund ka zbritur me këmbë në tokë, duke pranuar realitetin shqiptar. Edhe pse ka këmbëngulur se reforma në drejtësi është vepër e Partisë Socialiste dhe se ajo nuk do të ishte “ngjizur” pa dhënë bekimin socialistët, paçka se atë e mbështesnin fuqishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kryeministri Rama duke se ka ndryshuar kurs 180 gradë. Rama ka dhënë dje sinjale dhe madje ka treguar se është tërhequr nga tentativa e tij për të kapur drejtësinë e re, veçanërisht Prokurorinë Speciale (SPAK). Zbythja e Ramës vjen pas katër mesazheve të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, tre të cilët ai i lëshoi pas largimit nga vizita “blic” që bëri në Tiranë pak ditë më parë dhe një disa ditë më vonë. Sekretari Blinken ishte shumë i qartë me mesazhet, pasi ka publikuar edhe foton krah krerëve të drejtësisë, që nënkupton se SPAK-u është projekt i tyre dhe askush nga palët politike nuk e kontrollon dhe është një institucion, i cili ka për detyrë të sjellë drejtësinë e munguar në këto 33 vite në Shqipëri. Dhe mesa duket deklaratat e Blinken kanë bërë që Rama të reflektojë. Dje kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër falënderuese Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas vizitës së tij këtë 15 shkurt për herë të parë në Shqipëri, ku qëndroi për 8 orë dhe zhvilloi disa takime. Në letër Rama premton mes të tjerash, se nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, duke iu bindur kështu amerikanëve, të cilët me të drejtë ja kanë bërë të qartë se organet e reja të drejtësisë në Shqipëri nuk duhet të pengohen të bëjnë punën e tyre. Ndërkohë që vendosmëria e Ramës për të mbështetur instalimin e shtetit ligjor në Shqipëri dhe çuarjen përpara të luftës kundër korrupsionit, do të thotë pranimi i reformës në drejtësi si pronë amerikane dhe zbythje nga bllokada e zyrave ndaj SPAK dhe BKH, pasi kishte dhënë urdhër që të mos lejohet asnjë prokuror special dhe agjent specialë të mbledhë prova nëpër institucione sa i takon hetimeve të aferave. Pra duket qartë që kemi një kryeministër që ka pranuar realitetin, ku i madh e i vogël e di se pa ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së, Shqipëria sot do të kishte akoma një sistem drejtësie të korruptuar dhe kalbur.

Ja letra e plotë e Ramës drejtuar Blinken:

Lufta kundër korrupsionit

Me vlerësim të thellë që ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ju dhe delegacionin tuaj për vizitën tuaj në Tiranë më 15 shkurt. Gjithashtu do të doja të shpreh vlerësimin tim të thellë për të gjithë ata që mundësuan vizitën, veçanërisht Ambasadën Amerikane në Tiranë. Më lejoni të përfitoj nga ky rast për të riafirmuar angazhimin e palëkundur të qeverisë shqiptare për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara dhe synimet tona të përbashkëta për promovimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. Qeveria shqiptare mbetet e përkushtuar për të mbështetur reformën shumë të nevojshme të shtetit të së drejtës si një bazë kritike e demokracisë shqiptare dhe një shtyllë jetike në përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin. Ne njohim gjithashtu rëndësinë e punës së bashku për të reformuar sektorë të tjerë kritikë të shoqërisë, të cilët janë thelbësorë për suksesin e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE. Ndërsa përgatitemi për samitin e ardhshëm të NATO-s në DC, dëshiroj t’ju siguroj për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin rajonal. Ne besojmë se është thelbësore të vazhdojmë të punojmë së bashku për të garantuar stabilitetin rajonal dhe për të zmbrapsur ndikimet e jashtme malinje, siç ndamë gjatë takimit tonë në Tiranë.

Samiti i NATO-s

Besoj se ka ardhur koha që Aleanca të thërrasë një Samit të plotë në Ballkanin Perëndimor, për herë të parë ndonjëherë. Pas diskutimit tonë në Tiranë, dëshiroj të ritheksoj synimin e Shqipërisë për të pritur Samitin e NATO-s 2027, menjëherë pas atij që do të mbahet në vitin 2026, të cilin Turqia e ka ofruar bujarisht për të pritur. Si një vend aleat, Shqipëria ka treguar gjithmonë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj unitetit dhe vlerave të Aleancës. Duke ecur përpara për të pritur Samitin e NATO-s, ajo përsërit rolin e saj si fener i vlerave dhe qëllimit të Aleancës në këtë pjesë të Evropës. Kjo ngjarje do të ishte me rëndësi historike dhe strategjike si për rajonin ashtu edhe për Aleancën. Do të përcillte mesazhin e fortë se rajoni është i një rëndësie strategjike për Aleancën. Faleminderit përsëri, Sekretar Blinken, për vizitën tuaj në Tiranë dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në përpjekjet e Shqipërisë për të promovuar demokracinë dhe stabilitetin në rajon.

Më të lexuarat