BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Politike

“Kemi besimin 100%!”/ Pritja për vendimin e gjykatës për vulën e PD, Basha mesazh ‘Rithemelimit’: Pala tjetër të…

“Kemi besimin 100%!”/ Pritja për vendimin e gjykatës

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur i vendosur se Gjykata do të vendosë në favor të PD-së zyrtare, për vulën dhe siglën e partisë.

“E para, PD është zyrtare. Ekipi ynë i juristëve ka hedhur hapat e duhur. Shanset që ky realitet të ndryshojë në përputhje me ligjin janë zero. Sepse ky debat është shteruar, vetë argumentet e GJL e kanë treguar se debati ka shteruar. Nuk ka asnjë shans që vendimi të merret pro rithemelimit. Ndaj shohim një histori, që nga njëra anë tregon nervozizëm dhe nga ana tjetër t’i imponohet gjykatës. Kemi besimin që në realitetin ligjon nuk do të ndryshojë asgjë. Thirrja për palën tjetër është të pranojë vendimin”, tha Basha në emisionin ‘Kjo Javë’.

Në lidhje me krizën në PD, Basha u shpreh se ka qenë periudhë e  vështirë, por thekson se ka nxjerrë shumë mësime.

“Ka qenë një periudhë e vështirë, por kemi nxjerrë shumë mësime. Politika e ka të nevojshme rinovimin. Psh, listat e hapura u shërbejnë dy qëllimeve, një që qytetarët të çojnë në parlament atë që ata dëshirojnë dhe e dyta, diktojnë një realitet shumë më të saktë sesa primarja më relative. Në këtë mënyrë, ripërtëritë elitën politike dhe nxit konkurrencën e brendshme. Në kushtet ku ndodhet Shqipëria duket utopike, por duhet t’u japim diçka shqiptarëve për të besuar, për të rilidhur fijet e këputura.

Kemi një PD dhe një pjesë që u mbivendos interesave të demokratëve për një agjendë personale. Dalja nga kjo situatë është bashkimi për interesat e demokratëve.

Gjykimi politik nis nga çfarë është mirë për mua dhe për tjetrin, por se cfarë është e mirë për PD dhe qytetarët. Në thelb, proceset politike kanë qenë dhe mosmarrëveshjet kanë qenë të kësaj natyre. Ajo që na bashkon ose na ndan është se çfarë është e mirë për shqiptarët është e mirë për PD.

Kriza ka qenë dëmtuese për imazhin dhe besueshmërinë tonë. Ndaj përpjekja jonë ka qenë të rindërtojmë besimin për qytetarët, me qytetaret. Kemi marrë vendimin që sot do të shpërndahet udhëzimi i kryesisë për nisjen e procesit të evidentimit të kandidaturave për deputetë”, tha Basha.

Më të lexuarat