BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x
BREAKING NEWS

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për aferën e inceneratorëve dhe rrugën Korçë-Ersekë, zbardhet dosja e PD zyrtare me provat “përvëluese”

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy orë Ogerta Manastirliun, nga ndryshimi i kontratës koncesionare, te rritja e kostos në mënyrë abuzive për buxhetin e shtetit, ja vendimet që mund ta fundosin

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi të takojë opozitën, baza e Kuçovës investim amerikan dhe mesazh për Moskën

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta tronditëse që mësuan kur e futën në skaner pas vitit ’94, nga përplasja me senatorët e SHBA, te akuzat për luftë civile në 1997 dhe të gjitha mesazhet e fshehta të Blinken nga vizita në Tir...

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta
x

Politike

“Kemi krijuar një mbinjeri, që është Edi Rama”, Gjekmarkaj ia thotë në sy ish-kryeministrit: E vërteta e pamjaftueshme për Berishën…

“Kemi krijuar një mbinjeri, që është Edi Rama”,

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka kërkuar një rikonceptim të opozitës. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar dje, e katërta e radhës e deputetëve të PD, sipas burimeve për “BalkanWeb” Gjekmarkaj kërkoi të shkohet më tej akuzave për Ramën, të cilin tha se po i ngremë një mit dhe gjithashtu një formulë për ta kthyer PD-në në fituese.

“PD në 10 vjet ka pasur maja opozitarizmi, beteja të forta që i kanë shërbyer shoqërisë, madje edhe gjatë këtyre dy viteve kur kemi konsumuar shumë energji kundër njeri-tjetrit, ka pasur të tilla, por nuk ia kemi dalë të bëhemi fitues. Në mënyrën sesi ne flasim në subkonshin tonë kemi krijuar një mbinjeri që është Edi Rama, duke akuzuar atë për gjithçka po i ngremë atij një mit.

E vërtetë mungesa e vazhdueshme e kryeministrit në parlament e degradon cilësinë e tij. Ne koleksionojmë denoncime (të dobishme gjithsesi) ai koleksionon fitore. Për mua këtu nuk ka kuptim të flitet në mënyrë kaq patetike”, mësohet të ketë thënë Gjekmarkaj.

Duke iu drejtuar kolegëve dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, deputeti i PD deklaroi se opozita po mpaket e rrudhet dhe se duhet të marrë vendime të mëdha.

“Besoj që tani e tutje ne duhet të flasim si do të rikonceptojmë opozitën, si të ndërtojmë marrëdhënien me shoqërinë. Ajo ka kahje tjetër dhe ne tjetër. Njerëzit tanë janë të mpirë dhe të demoralizuar. Bashkësia jonë politike po mpaket e rrudhet. Ne për hatër të dy-treve mund t’i rrotullojmë fjalët si të duam po nëse nuk merremi me të vërtetën nuk i zgjidhim pune as Shqipërisë as demokratëve. Vendimet e mëdha i marrin ata që kanë peshë më të madhe. Sali Berisha është faktor kryesor politik sot i opozitës, e kam ndjekur me diskursin e tij për parimin e votës. Natyrisht vota është e shenjtë dhe parimi qëndron. Por kjo është një e vërtetë e pamjaftueshme. Nëse bashkësia jonë politike do të ishte në ekspansion ajo mund të ishte zgjidhje. Ne na duhet një e vërtetë fituese e konkurruese. Për këtë duhet të punojmë e të diskutojmë si ta gjejmë këtë formule. Për sa u përket reagimeve të karakterit fizik, unë jam totalisht kundra për shume arsye dhe pse e nuk e paragjykoj mirësinë e kolegut. Ne nuk jemi në luftën e tretë botërore ku luftohet me çomange. Duart vlejnë vetme kur stabiliteti social dhe integriteti personal janë në rrezik”, ka deklaruar Gjekmarkaj.

Më të lexuarat