Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në fjalën e tij në seancën plenare, ka akuzuar kryeparlamentaren, Lindita Nikolla se ka kthyer një përjashtim në rregull në shkelje të kushtetutës.
Ai shprehet se Nikolla ka kthyer në rregull refuzimin e cdo kërkesë për interpelancë të deputetëve të opozitës ndaj kryeministrit.
Më pas Bardhi shton se kjo sjellje anti-kushtetuese e kryeparlamentares është shtrirë edhe te qeveria, e cila nuk kthen përgjigje për asnjë kërkesë për informacion i dërgohet nga opozita.
Kreu i grupit të PD, i kujton Nikollës se kur është betuar mbi kushtetutë është shprehur se do të jetë aty për të mbrojtur më shumë të drejtat e opozitës, sesa të mazhorancës.
Bardhi: Po ta shikoni gjatë gjithë kësaj periudhe ju keni kthyer një përjashtim në rregull në shkelje të kushtetutës, sa herë deputetët e Kuvendit, për shkak të vendimit personal të një frikacaku që flet vetëm me veten, por nuk ka guximin të vijë të përballet me opozitën, ju keni kthyer në rregull që refuzoni cdo kërkesë për interpelancë të deputetëve të opozitës ndaj kryeministrit. Kjo është një shkelje flagrante.
Ju zonja kryetare jeni atje për të respektuar kushtetutën dhe mbi të gjitha jo për t’i shërbyer kryeministrit, por si garante për respektimin e të drejtave të deputetëve të opozitës.
Kur keni bërë betimin mi kushtetutë keni thënë atë fjalinë e famshme që do të mbroni më shumë të drejtat e opozitës, sesa të mazhorancës.
Në fakt me veprimet tuaja, ju në mënyrë koherente refuzoni në mënyrë arbitrare cdo kërkesë të ligjshme për interpelancë të deputetëve të opozitës.
Kjo sjellje e juaja antikushtetuese është shtrirë edhe te qeveria, asnjë kërkese për informacionit që është po ashtu një e drejtë kushtetuese e opozitës, anëtarët e kabinetit qeveritar nuk i përgjigjen.
Ka nja dy muaj, unë nuk e di për shembull, kush është ministri i Financave i Shqipërisë, në aktivitete nuk e shohim në seancë plenare nuk ka qenë asnjëherë, i dërgojmë kërkesa për informacion dhe ai nuk denjoj të kthejë përgjigje.
Në këtë raste do duhet të jetë kryetari i Kuvendit që të ndërhyjë. Ndaj zonja kryetare në mënyrë krejtësisht etike po ju kërkoj të hiqni dorë nga sjella provokuese ndaj deputetëve të opozitës.