BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Politike

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin nga masakra e “21 janarit”, gazetari zbulon prova të reja, rëndohen pozitat e Sali Berishës

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar dje një pjesë tjetër të audio-përgjimit lidhur me ngjarjen e “21 Janarit”, ku dëgjohet komunikimi në radio i drejtuesve të Gardës të cilët japin informacion mbi vendndodhjen e tyre. Teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, gazetari thotë se ky regjistrim është i gjatë dhe kasetën e plotë ja ka çuar familjes së Aleks Nikës, një prej viktimave të “21 Janarit”.Ndër të tjera Hoxha shprehet se ky audio-regjistrim është gjetur tani pasi nëse do ishte zbuluar më herët do të ishte bërë publik.“Në Bulevard ishin kamerat cep më cep, ndaj këto ngjarje nuk mund të mbyllen sepse është gjaku i atyre që janë vrarë aty dhe nuk shlyhet me asgjë.Kaseta origjinale, që e ka të plotë e disponon familja Nika. Unë kam dorëzuar në polici çfarë unë kisha në dispozicion, më tej nuk jam i autorizuar. Kam kërkuar të vihen në hetim nga i pari tek i fundit. Për të ndihmuar hetimin, se këtu prevalon hetimi më shumë se detyra ime si gazetar, kurse familja Nika e disponon të plotë dhe ka thënë që do ta vërë në dispozicion vetëm të SPAK”, deklaroi Hoxha.

Në këtë audio dëgjohet ndër të tjera:

Eprori: Te porta numër 5. Është prishur porta, janë prishur portat, po tentojnë të futen brenda!Largohu! Dëgjon...

Vartësi:Dëgjoj…

Eprori:Hajde pak te kolonat, takohemi, drejtori jam! Mbrapa ku rrinë ministrat! Largohu...

Vartësi:Çfarë ka, drejtor?Këtu jam te kolonat…Pse s’përgjigjet drejtorit...

Kërcënimet

Ndërkohë gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se ka marrë kërcënime, pas publikimit të audio-përgjimit të Gardës në protestën e 21 Janarit të vitit 2011. Madje Hoxha theksoi se kërcënimet “që kalojnë çdo normë etike” kanë shkuar në adresë të bashkëshortes së tij.Ai tha më tej se me bashkëshorten ka diskutuar për të denoncuar rastin, por nuk e ka bërë pasi s’ka besim te prokuroria. “Diskutimi im me bashkëshorten time këto ditë ishte për shkak të kërcënimeve që i kanë ardhur dhe e kalojnë çdo normë etike. Unë jam i mësuar dhe jam i pandjeshëm, por bashkëshortja më tha ta kallëzoj këtë çështje në prokurori.Por unë i thashë se unë në prokurori nuk po zgjidh dot këtë çështje që është me kaq rëndësi, jo më të zgjidh diçka timen personale dhe ndërkohë që ka edhe ngjarje të tjera.Kjo u bë për shkak se hyri në ciklonin e politikës. Unë kam ndjekur shumë kolegë në media dhe mendoj se në punën tonë mbrojtja numër një është profesionalizmi dhe sa korrekt jemi ne me punën që bëjmë. Kjo është gjëja e parë që të mbron.Këto ditë ajo që më shqetëson më shumë nuk është kërcënimi, pasi ndonjëherë kjo më bën përshtypje kur nuk më shkruan njeri, më është kthyer në lakmus.Më bezdis dhe më mërzit pjesa që njerëz që i njoh shumë mirë më thonë që të bëj kujdes, ose më thonë mos dil natën, mos dil vetëm, bëj kujdes se çfarë pi, kujdes se ku ulesh.Unë mundohem të mos i marr seriozisht këto gjëra. Por kur t’i thonë disa veta atëherë kjo nis të të bëjë përshtypje. Nënvlerësimi që i bëj kohës është kjo që politika të bëj punën e tij”, u shpreh ai.

“21 janarin” ta hetojë SPAK

Nga ana tjetër, gazetari Artan Hoxha shprehu bindjen se dosjen e “21 Janarit” duhet patjetër ta marrë SPAK, pasi Prokuroria e Tiranës, nuk ka marrë në pyetje asnjë nga emrat që kanë pasur dijeni, informacione apo përgjegjësi për vrasjen e 4 qytetarëve në Bulevard. Madje, Hoxha theksoi se duhet të merret në pyetje Berisha, Basha, por edhe ish-presidenti Bamir Topi.“Pse kërkojmë që kjo çështje të shkojë në SPAK? Sepse deri më tani Prokuroria e Tiranës, nuk ka marrë në pyetje Sali Berishën, kryeministër në detyrë të asaj kohe. Nuk ka marrë në pyetje as Lulzim Bashën, ministër në detyrë, nuk ka marrë në pyetje Bamir Topin, ish Presidentin e Republikës.Bamir Topi duke qenë president ka pasur akses mbi materiale sekrete, që Shërbimi Informativ ia ka çuar atij. Që agjencitë e tjera ia kanë çuar atij. Por ai nuk është thirru kurrë të dëshmojë. Vetëm librin e Bamir Topit të marrë Prokuroria, e ka indicien për të pyetur ku e ka marrë informacionin.Duhet të merret në pyetje Prokuroren e Përgjithshme, Ina Ramën. Edhe për presionin që i është bërë edhe për raportet që i kanë ardhur, sepse i kanë ardhur informacione të klasifikuara. Duhet të marrë në pyetje Bahri Shaqiri, ish-kreun e SHISH.Kryeministri Edi Rama duhet të merret gjithashtu në pyetje për protestën, si u organizua, nga i mori informacionet që vrasjet i bëri Garda. Të merret në pyetje Ilir Meta”, nënvizoi gazetari Hoxha.