BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Politike

Kërcënon Ministri i Jashtëm grek: Do bëjmë gjithçka për lirimin e Belerit, Shqipëria të respektojë rregullat nëse e do BE-në

Kërcënon Ministri i Jashtëm grek: Do bëjmë

Greqia është e vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes së lirimit të fituesit të zgjedhjeve lokale të 14 majit në Himarë, Fredi Beleri. Ky qëllim u konfirmua hapur ditën e djeshme nga Ministri i Jashtëm i shtetit helen, Jorgos Gerapetritis gjatë fjalimit të tij në parlamentin grek. Ai përsëriti kushtin e Greqisë se Shqipëria duhet të lirojë nga burgu anëtarin e minoritetit grek dhe OMONIA-s në mënyrë që të mos pengojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Prej afro 1 muaji, dy shtetet fqinje po përplasen ashpër me njëra-tjetrën lidhur me arrestimin për shitblerje votash të Fredi Belerit, kandidatit nga radhët e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e fundit lokale në vend. Greqia sulmon shtetin shqiptar se ka burgosur Belerin për qëllime politike, jo vërtet juridike, kurse pala shqiptare i ka kërkuar shtetit helen të mos nxitohet me deklarata të pavenda, por të respektojë punën e organeve tona të drejtësisë. Së fundmi, partia që sapo u konfirmua në pushtet në Greqia, Demokracia e Re ka futur një amendament në raportin e Partive Popullore Europiane për ecurinë e procesit të negociatave për anëtarësim në BE, ku kërcënon Shqipërinë me lirimin e Fredi Belerit, ndryshe do vendosë bllokadë lidhur me aspiratat evropiane të shtetit tonë. Zëdhënësi i qeverisë së kryeministrit Kiriakos Mitsotakis, Pavlos Marinakis e konsideroi arrestimin e Belerit si sjellje racizmi shtetëror të Shqipërisë ndaj minoritetit helen.

Gerapetritis: Do bëjmë gjithçka që të lirojmë Belerin, Shqipëria të respektojë ligjet

Në fjalën e tij përpara deputetëve të Parlamentit grek, shefi i ri i diplomacisë Jorgos Gerapetritis u shpreh në formë imponuese ndaj shtetit shqiptar se duhet të respektojë të drejtat e njeriut lidhur me burgosjen e Fredi Belerit. Nëpërmjet mbrojtjes së vijës diplomatike të Greqisë në kontribuim të anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, ai vuri kusht që shteti shqiptar të lirojë menjëherë Belerin, pasi në rast të kundërt, rrezikon avancimin e negociatave për anëtarësim në Europën e Bashkuar. Pasuesi i Nikos Dendias premtoi se shteti helen do të bëjë gjithçka nëpërmjet presioneve diplomatike për ta nxjerrë nga qelia fituesin e zgjedhjeve lokale në Himarë. Sipas Gerapetritis, sjellja e shtetit shqiptar karshi Belerit nuk i shkon për shtat as rregullave të familjes së madhe evropiane, ku shteti dhe populli aspirojnë për të shkuar një ditë. “Greqia mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit, sigurisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor dhe 20 vjet pas Samitit të Selanikut, do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa për të përshpejtuar rrugën evropiane të vendeve ballkanike. Sidomos në lidhje me Shqipërinë, do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t’i dhënë fund ndalimit të përkohshëm të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris. Shqipëria duhet të respektojë rregullat e shtetit ligjor, nëse dëshiron vërtet të bëhet anëtare e familjes europiane”, deklaroi ministri grek Gerapetritis dje në Parlamentin grek.

Ç’ka ndodhur deri tani me Belerin? Drejtësia nuk e la të betohej si kryebashkiak

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe nga OMONIA, është burgosur që prej 12 majit me akuzën e shitblerjes së votave (40 mijë lekë për 8 vota). Megjithatë, edhe pse i burgosur ai fitoi me 19 vota diferencë ndaj rivalit socialist Jorgo Goro. GJKKO ka refuzuar disa herë lirimin e tij me kusht nga burgu për shkaqe shëndetësore dhe për t’u betuar si kryebashkiak i ri. Beleri dhe shoqëruesi i tij, Pandeli Kokaveshi do gjykohen të dy për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Ata rrezikojnë të dënohen, sipas nenit 328 të Kodit Penal, me 1 deri në 5 vite burg nëse shpallen fajtorë.

Më të lexuarat