Ish-kryeministri Sali Berisha, dje në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në “Faecbook”, e nisi fjalën e tij me vendimin e Kuvendit që i hoqi imunitetin, duke i hapur rrugë SPAK për arrestimin e tij. Berisha e krahason Ramën me Putinin, ndërsa thotë se ka frikë nga opozitarët. “Vladimir Putin këto koha ka zhdukur nga burgjet Navalnin, nuk dihet nga është. Pse? Sepse ka frikë se mos Navalni do të regjistrohet si kandidat për president. Putin, Navlanin e ka frikë edhe në burg aty ku është. Rama bëri të njëjtën gjë, nuk lejoji në kundërshtim me ligjin regjistrimin e emrit tim si kryetar koalicioni. Edi Rama bëri edhe më shumë, jo që nuk lejoi regjistrimin e emrit tim, por nuk lejoi regjistrimin e PD nga frika dhe tmerri. Ne jemi sot në këtë situatë ku ai, me një zinxhir veprimesh antikushtetuese ka vendosur që të dënojë me arrestim Sali Berishën pa asnjë fakt, pa asnjë dokument dhe provë për një proces që është më i ligjshmi që mund të bëhet”, deklaroi Berisha. Kujtojmë se, Kuvendi i Shqipërisë miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha me 75 vota pro nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë Berisha ishte i pranishëm në seancë. Pas miratimit të kërkesës nga Kuvendi për heqjen e imunitetit parlamentar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Shqipërisë duhet të vendosë në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Berisha. Më 12 dhjetor, SPAK i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë ndaj ish-kryeministrit Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë. Aktualisht ndaj ish-kryeministrit Berisha është në fuqi masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, i dyshuar për korrupsion, ndërkohë Berisha nuk u paraqit pranë prokurorisë sipas vendimit në fjalë dhe prokuroria kërkoi autorizimin nga Kuvendi për ndryshimin e masës. Më 20 tetor 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, për Berishën, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion, ndërsa për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, ishte caktuar fillimisht masa “arrest me burg” dhe më pas “arrest në shtëpi”, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë