Gjykata e Lartë ka rrëzuar Argita dhe Jamarbër Malltezin duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së për sekuestrimin e 25 pasurive të tyre.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni s’kanë pranuar rekursin e bërë nga vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshorti i saj, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen e ish-kompleksit Partizani.