BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Politike

"Koha për një pistë për sportet e Motocross-it në Tiranë", Veliaj pret në zyrë Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit

"Koha për një pistë për sportet e Motocross-it në

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit, Michal Sikora, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alessandro Sambuco. Në bisedën me ta, Veliaj tha se ka ardhur koha që edhe Tirana të ketë një pistë për sportet e Motocross-it, si një alternativë më shumë për vizitorët, që adhurojnë turizmin e aventurës.

“Një turisti që vjen në Tiranë ne duhet t’i ofrojmë një gamë turistike që përfshin edhe turizmin e aventurës dhe sporteve që i afron me natyrën? Është bërë gjithë ajo punë me “Rally Albania” dhe pas kaq vitesh është shpërblyer, duke hyrë në Europë në këtë sport. Por, ne duam të futemi në Europë edhe për sporte të tjera. Ndoshta ka ardhur koha të kemi një pistë për motoçiklizmin dhe ato që quhen sportet e Motocross-it. Në periferi të Tiranës do të ishte një arsye më shumë, për të shtuar një stacion turistësh në stacionet e shumta që ka Tirana”, tha Veliaj.

Ai i dhuroi atyre “Kullën e Sahatit” të Tiranës, si një kujtesë se ka gjithmonë kohë për të vizituar kryeqytetin e Shqipërisë. “Ky është një simbol për t’ju kujtuar se ka gjithnjë kohë për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të rikuperuar kohën e humbur. Pra, për të bërë më shumë gjëra në një kohë më të ngushtë. Në të gjithë ato vite që nuk kemi qenë anëtarë të Federatës dhe nuk i kemi pasur mundësitë, sot që i kemi, të ecim pak më shpejt”, tha kryebashkiaku.

Presidenti i FIM Europe, Michal Sikora u shpreh i surprizuar me bukuritë dhe kulturën e kryeqytetit, ndërsa shtoi se do të rikthehet sërish për aktivitete të tjera sportive. “Jam shumë i surprizuar me bukurinë dhe kulturën e këtij qyteti, edhe me atë që gjeta këtu në vizitën time të parë. Unë mendoj se do të rikthehemi këtu, shpresoj së pari për aktivitetet turistike, por gjithashtu shpresoj edhe për disa aktivitete sportive, ndoshta aktivitete Motocross-i”, tha ai.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm, Alessandro Sambuco vlerësoi përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Motoçiklizmit. “Unë kam pasur fatin të njoh përfaqësuesit e federatës suaj menjëherë pas themelimit dhe tani i pashë edhe në ambientet e tyre të punës. Janë padyshim heronj sepse bëjnë një jetë të dyfishtë. Jetojnë jetën e tyre normale, bëjnë punën e tyre, e pas kësaj punojnë akoma më shumë edhe për sportin e motoçiklizmit. Jemi të nderuar t’i kemi këta njerëz mes nesh”, deklaroi ai.

Më të lexuarat