
A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

Plas sherri në Vlorë, plagoset me thikë 64-vjeçari, policia zbardh detajet

Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i sigurisë zbardh skenarin për Veriun e Kosovës

Gati për atentat? Lëvizte i armatosur në bregdetin e Borshit, e pëson keq 38-vjeçari

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 31 Mars 2023

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike për mosregjistrimin e koalicionit Meta-Berisha në zgjedhjet e 14 majit. Në ankimimin e tij, Alibeaj kërkonte çregjistrimin e koalicionit me pretendimin se dyshja Meta-Berisha kanë kryer shkelje të rëndë ligjore duke përdorur simbolet e PD, siglën dhe emrin. Por me vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor, koalicioni Meta-Berisha, “Bashkë Fitojmë” do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit, por pa emrin e PD-së të përfshirë. Trupa që mori vendimin përbëhej nga Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Esmeralda Xhili dhe Alma Kolgjoka. Gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor, përfaqësuesi ligjor i Alibeajt Indrit Sefa tha se marrëveshja e koalicionit është në shkelje."Në koalicion janë 4 parti ku referohet dhe PD. Kjo marrëveshje është në shkelje. Marrëveshja është në dokumentin thelbësor. Kjo është firmosur nga një person që nuk ka asnjë tagër. PD është regjistruar si subjekt zgjedhor i veçantë. Komisioneri mori një vendim ku hoqi vetëm emrin. Komisioneri merr veprime ku duhet ta kthejë dokumentin për të ndrequr të metat. Në këtë rast duhet të ishte e njëjta situatë. KAS nuk na dha mundësi që të shqyrtohej çështja”, deklaroi Sefa. Por përfaqësuesit e KQZ deklaruan se nuk është e vërtetë që përfaqësuesit e PD kanë kërkuar ndryshim të dokumentit, kështu që Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e padisë.
Përdorimi i simboleve të PD, Celibashi: Njërës palë i ndalohet përdorimi
Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se çështja e denoncimit të simboleve të Partisë Demokratike do të verifikohet. I pyetur dje nga gazetarët gjatë një konference për shtyp për denoncimin e Enkelejd Alibeajt ndaj Sali Berishës lidhur me përdorimin e simboleve të Partisë Demokratike, Celibashi theksoi se çështja duhet shqyrtuar dhe se në momentin që do të gjenden ngjashmëri që konfuzojnë zgjedhësit, njërës palë do t’i ndalohet përdorimi.“Duhet të shohim rastin, nuk e di se çfarë ka ndodhur fiks, por simbolet e një partie nuk përdoren dot nga një parti apo subjekt tjetër zgjedhor, Nëse kjo verifikohet, subjektit që i gjendet simbole të një partie tjetër, subjektit në fjalë i ndalohet përdorimi. Edhe për rastet e ngjashmërisë, nëse krijon konfuzion tek zgjedhësit, do tu ndalohet përdorimi”, deklaroi Celibashi. Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se nuk e dinë ende se me sa kandidatë në total do të futet deputeti Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit. Po ashtu, Celibashi theksoi se ky konfuzion ndodh për fakti nëse një pjesë e dokumentacioneve dorëzohen në KQZ, ndërsa një pjesë tjetër në KZAZ. “Akoma nuk e kemi atë informacion, kjo pasi një pjesë e dokumentacioneve dorëzohet në KQZ, pjesa tjetër në KZAZ, besoj sot ose nesër do të kemi një informacion zyrtar pasi të kemi bërë dhe vlerësimin e dokumentacionit përkatës. Gjithsesi, disa të dhëna mund t' ju jap, janë 24 subjekte zgjedhore që kanë depozituar listat shumëemërore në KQZ, 39 i kanë depozitar në KZQZ, na rezulton se janë 832 lista me kandidatë për anëtarë të këshillit, 147 kandidatë për kryetarë bashkie, dokumentacion i depozituar për 147 kandidatë, 7 nga zgjedhësit, 5 për këshillit bashkiak dhe 2 për kryetarë bashkie. Në total na rezultojnë 22607 kandidatë që janë në proces verifikimi. Zyrtare konsiderojmë listat që miratuam sot. Është proces voluminoz”, nënvizoi Celibashi.
Çfarë ka ndodhur?
“Bashkë Fitojmë” quhet koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën, Vangjel Dulen e Nard Ndokën. Por, Sali Berisha ka sfiduar edhe vendimin e Ilirjan Celibashit për të mos e njohur si kryetar të PD, duke përfshirë në koalicion edhe logon e Partisë Demokratike. Kështu me këtë marrëveshje të arritur, ky koalicion do të futet në garën e 14 majit për kryetarë Bashkie me kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ dhe me lista të përbashkëta për anëtarë të këshillave bashkiakë. Në dokumentin zyrtar të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është se brenda këtij koalicioni, përveç Partisë së Lirisë të Ilir Metës, PDK-së së Nard Ndokës dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, është e përfshirë edhe logoja e sigla e PD.
Më të lexuarat


“Ishte shembulli i politikanit të urtë e të matur”/ Sot një vit nga ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, deputeti Leskaj kujton ish-presidentin

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

“Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time”/ Ambasadorja Kim nis turin e lamtumirës, ja mesazhi i rëndësishëm që jep

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha takim me të rinjtë në një tjetër qytet

Jorida Tabaku zbulon nëse do të jetë në krye të PD pas dorëheqjes së Alibeajt
