Deputetja e PD-së Zheni Gjergji, në një intervistë televizive foli në lidhje me komisionet hetimore që janë ngritur për sterilizimin dhe për sistemin TIMS.
Ajo theksoi se ditën e sotme u krijua debat për shkak se u hodh poshtë me votë kërkesa e deputetëve të PD për mbledhjen e informacioneve të duhura për nisjen e hetimeve.
“Ligji ka shumë ndryshime, caktimi i ekspertëve, por për sa kohë opozita dhe deputetët e mazhorancës kanë linçuar objektin e hetimit, duhet të jenë ata që duhet të bëjnë planin hetimor për të kërkuar dhe informacionin e duhur. Një debat shumë i nxehtë sot ishte hedhja poshtë me votë e kërkesave të bëra nga grupi i deputetëve të PD për mbledhjen e informacioneve të duhura për nisjen e hetimeve. Ishte mos-dëshira e mazhorancës që ne të kishim hapësirën tonë për ta filluar qetësisht këtë punë, por ashtu siç ka ndodhur këto muaj që ne jemi penguar, natyrisht nuk presim që ta kemi fushë me lule raportin me mazhorancën”-tha ajo.