Në një emision televiziv juristi Romeo Kara komentuan aktuelitetin politik që lidhet me Komisionet e ngritura në parlament.
Saliu duke komentuar edhe deklaratat e Lulzim Bashës për Komisioni e Posaçëm që sipas kryedemokratit do kontrolljë SPAK-un, thotë se ky Komision nuk është strukturë paralele.
‘Zoti Basha ka të drejtën e tij ta luajë politikisht çështjen. Është një ndryshim total në mënyrën si raportojnë institucionet. Nuk e shoh si strukturë paralele. Nëse ka rrezik mbetet për t’u parë. Në përgjithësi mazhorancat kanë arritur të kapin një pjesë të institucioneve që konsiderohen të pavarura dhe të ndikojnë në vendime.’, thotë Saliu.
Juristi Kara thotë se pushtetet janë të ndara dhe nuk duhet interferuar tek SPAK.
‘Mendoj që Basha po e përdor si kartë politike që të tregojë që në këtë valle.Por unë mendoj se nuk ka demokraci pa ndarje pushtetesh, pasi nuk ka nevojë për strukturë që të monitorojë SPAK. Duke parë një kriminalitet në të gjitha shkallët e pushtetit dhe shtresat e shoqërisë përfshirë edhe media, edhe gangsterët, sektorin e bankave, unë mendoj që nuk është thjesht një çështje politike për konferencë. Por mendoj se nuk duhet vënë shkopi në rrota SPAK. Le të mos e ushqejmë iluzione që mund ta kontrolloj SPAK-u. Mendoj se duhet të marri shembullin e Singaporit, që nga vendi më i korruptuar i planetit sot është një nga vendet më pak të korruptuara. Duke parë më egër më fortë se Basha, duhet ta kuptojë i gjithë populli që është çështje e popullit. Është mision historik dhe që ka ardhur dita të mos lejojmë asnjë lëvizje të politikës të interferojë në drejtësi. Duhet ecur drejt ndarjes së plotë të pushteteve.’, u shpreh juristi.
Nga ana tjetër duke komentuar Komisionin e Dezinformimit, juristi tha se është më i rëndësishmi, kjo për shkak të ndikimeve ruse në media, biznes dhe politikë.
‘Mendoj se do jetë më i rëndësishmi. Për jetën politike shqiptare dhe sigurinë kombëtare. Duke njohur gjeopolitikën e kam parë me fakte se si Rusia ka përdorur çdo konflikt fetar etnik në rajon se si kemi këto investime offshore mbi një pjesë të sistemit bankar, edhe një pjesë të mediave, por dezinformimi që bëhet në mënyrë të organizuar dhe që ka sjellë rrënim të shëndetit publik duke parë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e Ukrainës në 2014, në zgjedhjet në Amerikë, ne kemi pësuar një vakuum të prezencës amerikane në Ballkan me ardhjen e Trump. Kemi forca politike që janë lobuar me para ruse. Të gjithë të korruptuarit kanë qenë kafshata më e lehtë e parasë ruse. Ajo që luhet është destabilizimi i Ballkanit dhe Shqipërisë.’, shton juristi.
Saliu shton se Komisioni i Dezinformimit mund të kthehet tek synimi i hershëm i mazhorancës, ligji anti-shpifje.
‘Jam shumë dakord që Shqipëria është e vendosur në Aleancë, por ajo që shoh me problematikë është që vjen nga PS dhe mund të ketë një tentativë për të kthyer ligjin anti-shpifje. Mund të kthehet në shqetësim real sa i takon mediave. Mund të sjellë problematika tek liria e shprehjes, tek mundësia se si ndikohen lajmet. Mund të kemi tentativë kontrolli nga qeveria duke e kamufluar me ligjin e dezinformimit.’, shprehet gazetari.