BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Politike

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, futet në lojë edhe Brukseli

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu kanë dërguar ditët e fundit një tjetër mesazh zyrtarëve të korruptuar dhe atyre të shpallur “non grata” që jetojnë dhe kryejnë aktivitet korruptive në Ballkanin Perëndimor. Gazeta “SOT” gjatë kësaj kohe ka treguar dhe pasqyruar episode si amerikanët janë të vendosur për të çrrënjosur korrupsionin në Shqipëri dhe rajon, ndërkohë që hapin e parë serioz e kanë hedhur së fundmi, pasi tashmë ka nisur gjunjëzimi me ligj për personat “non grata” dhe këdo politikan e zyrtar të përfshirë në afera korruptive.  Mësohet se Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, i cili synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor. Sipas ligjit që është iniciuar nga senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe republikani Roger Wicker, synohet që shtetet e Ballkanit të mbështeten në aspektin ekonomik dhe në luftën kundër korrupsionit e aktiviteteve destabilizuese. Njëra ndër hartuesit e projektligjit, senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara, qartazi, nuk do t’i tolerojnë përpjekjet për të minuar paqen dhe stabilitetin në rajon. “E kam shkruar këtë projektligj duke u përqendruar te mundësia për të thelluar përkushtimin dhe investimin tonë në rajon, përmes forcimit të marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe për të vënë në pah mjetet që ka SHBA-ja për t’i dhënë përgjigje ndikimit keqdashës, korrupsionit dhe përpjekjeve tjera që synojnë t’i minojnë aspiratat demokratike të rajonit”, tha Shaheen.

Mesazhi i Joseph

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se senatorët amerikanë janë të shqetësuar për rajonin që, pas pushtimit rus të Ukrainës, “është edhe më i rëndësishëm, por edhe më pak i qëndrueshëm”. “Kjo është arsyeja përse elementet më të rëndësishme në projektligj janë ekonomike. Kodifikimi i autoritetit të sanksioneve kundër atyre që kërcënojnë stabilitetin dhe përfshihen në sjellje korruptive, dërgon një sinjal të fortë”, thotë Joseph. Ligji, mes tjerash, i kushton rëndësi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe thekson se dy vendet duhet të synojnë që menjëherë t’i zbatojnë detyrimet e dala nga Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve. “Kur të jetë shënuar përparim i mjaftueshëm në zbatimin e marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara duhet të mendojnë për nxitjen e nismave për t’i përforcuar marrëdhëniet dypalëshe me të dyja vendet”, thuhet në projektligj. Në një pjesë të tij flitet edhe për paqëndrueshmërinë në Bosnje e Hercegovinë, si pasojë e retorikës secesioniste të udhëheqësit serb, Millorad Dodik. Veçohen, po ashtu, edhe zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, të mbajtura dhjetorin e kaluar, si dhe parregullsitë e evidentuara në këto procese, duke vlerësuar se ato “shkaktojnë shqetësim të thellë për gjendjen e demokracisë” në këtë vend.

Si do forcohen institucionet ligjzbatuese

Projektligji kërkon që të gjitha këto çështje të adresohen dhe nxit SHBA-na që t’i ndihmojë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në përmirësimin e funksionimit të shtetit ligjor dhe në bërjen e reformave. Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, thotë për Exposenë se projektligji i ri vjen në kohën e “ankthit të shtuar në SHBA” për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. “Është një paketë që synon t’i rrisë lidhjet ekonomike me rajonin, por edhe levat e SHBA-së në ndjekjen e atyre që shkaktojnë telashe në Ballkan”, sipas tij.

Lidhja me Rusinë

Ligji i ri amerikan, krahas paralajmërimeve për ndikimin e Rusisë në Ballkan, tërheq vëmendjen edhe për “ndikimin në rritje të Kinës”. Por, me sa duket, ky perceptim është më i gjerë se kaq. Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan në SHBA, që u publikua javën e kaluar, e nxori Serbinë si rrezikun më të madh për gjysmën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Në një dëshmi, ditë më parë, përpara Komisionit për Forca të Armatosura të Senatit amerikan, komandanti suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Christopher Cavoli, fajësoi Rusinë për nxitje të tensioneve ndëretnike në Ballkan dhe tha se Serbia dyshohet se është e përfshirë në këto operacione ndikimi. Ai tha se ka autorizuar tashmë dërgimin e më shumë trupave të NATO-s në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë. “Kemi bërë një rishikim të planit dhe ai ka treguar se kemi nevojë jo vetëm për më shumë forca në rajon, por edhe për artileri më të rëndë të NATO-s. Trupat në Bosnje e Hercegovinë dhe ato në Kosovë duhet të përforcohen për vëzhgim, për zbulim dhe për monitorim kërcënimesh”, tha Cavoli. Në një artikull të publikuar në fillim të këtij muaji në Bloomberg, ish-komandanti i forcave aleate të NATO-s për Evropën, James Stavridis, shkroi se, krahas forcave shtesë stabilizuese në rajon, NATO-ja duhet ta ketë parasysh edhe të ashtuquajturën luftë hibride të Rusisë. “Putin është i mirë në përdorimin e mediave sociale, fushatave të dezinformimit dhe propagandës pro-ruse, për të krijuar tensione jashtë kufijve të tij. NATO-ja duhet t’i shfrytëzojë rrjetet e veta të informacionit, për t’i ekspozuar dhe kundërshtuar këto narrativa të rreme”, tha Stavridis. Në këtë frymë, edhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, duke folur javën e kaluar në mbështetje të ndihmës për Ukrainën, tha se nëse Putin lejohet, ai do të vazhdojë të marshojë nëpër Evropë. “Mendoj se mund të shkojë edhe në Ballkan”, tha Johnson.

Si do futet në lojë Brukseli

Gjithashtu thuhet se kjo lëvizje nga SHBA-ja për “non gratat” në Tiranë do të ketë koordinim të ngushtë me partnerët në BE, Mbretëri të Bashkuar e aleatë të tjerë sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj personave dhe entiteteve në këtë rajon, që nuk u përmbahen vlerave demokratike. Pra në lojë hyn dhe Bashkimi Evropian, i cili ndryshe nga Amerika dhe Britania nuk ka vendosur sanksione për pushtetarët e lartë të korruptuar. Pra, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës si edhe Britanisë, edhe Bashkimi Evropian, pritet të plasë një “listë të zezë” për pushtetarët e lartë që tentojnë të destabilizojnë vendin.

 

Më të lexuarat