BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

"Kompanisë fantazmë i dhuruan 8 pikë bonus dhe pa garë për djegësit e Tiranës", shpërthen me tona të ashpra Berisha: Amnistia e vjedhjes së shekullit, u zhdukën 130 mln euro pa nam e nishan

"Kompanisë fantazmë i dhuruan 8 pikë bonus dhe pa garë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat foli për inceneratorin e Tiranës dhe lëshimi i 15 urdhër arresteve nga SPAK.

Sipas Berishës kjo ishte amnistia e vjedhjes së shekullit, ndërsa shtoi se nga kjo aferë janë zhdukur pa nam dhe nishan 130 mln euro. Më tej Berisha tha se Ermonela Felaj lajmëroi kryeministri Edi Rama për kompaninë fantazmë, por nuk u pengua që të firmosej shpërblimi me 8 pikë të një kompanie që nuk ekzistonte.

“Ashtu siç kisha paralajmëruar në mënyrën më të përsëritur në këtë sallë, ndodhi amnistia e vjedhjes së shekullit, akti më kriminal në historinë e drejtësisë shqiptare. Dje, ose mbrëmë, Skapistët pas apoteozës dhe nxjerrjes së dhëmbëve njëkohësisht të Edi Ramës, shpallën amnistinë ndaj vjedhjes së shekullit nga Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Artur Metani, për aferën e cila shkon në total 1 miliard euro. Për aferën e djegësit të Tiranës që shkon në 30 vite, 1 miliard euro dhe që janë shpenzuar gjer sot rreth 130 milionë euro, pjesa dërrmuese të parave të taksapaguesve, kurse pjesa tjetër, para të biznesmenëve të detyruar nga Rama dhe Veliaj.
Këto nga Skapi dhe gjykata e partisë, u amnistuan.

U amnistuan edhe njëherë them në aktin më kriminal. Ata që amnistuan dje me vendimin e tyre për të arrestuar dy drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Tusha dhe Simixhiu, ata kryen një krim të shëmtuar.
Amnistia, në çdo kohë është atribut i parlamentit dhe jo kurrë i gjykatësve apo i prokurorisë. Ajo që ndodhi mbrëmë është akti më i pashembullt në tërë historinë që nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot.
Taulant Tusha dhe Simixhiu, janë dy zyrtarë të bashkisë, të caktuar nga bashkia në komisionin e dhënies me koncesion të djegësit të Tiranës. Në këtë komision, ata kanë vendosur që një kompani imagjinare, e cila nuk ekzistonte, një kompani fantazmë e quajtur Integrated Energy, e paregjistruar kund, t’i japin 8 pikë bonus pa garë, për djegësit e Tiranës.

Por ky është vetëm fillimi i historisë. E vërteta është se vendimi i KVO të Tiranës, e miraton me firmën e tij më datën 7 dhjetor 2016, në një vendim qeverie Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani.
E miratojnë vendimin, kryejnë krimin në gjakftohtësi të plotë sepse ishin të lajmëruar me shkresë zyrtarë nga ministrja Ermonela Felaj se kompania në fjalë nuk ekzistonte. Kompania Integrated Energy BV nuk ekzistonte.
Por ky njoftim me shkresë i një ministre, anëtare të kabinetit, nuk do pengonte Edi Ramën të firmoste me çdo çmim, shpërblimin me 8 pikë të një kompanie që nuk ekzistonte dhe që do të formohej 8 muaj më vonë, një ditë pasi shpallej fituese.

Tani, të besosh se Tusha dhe Simixhiu janë përgjegjësit kryesorë, është të besosh se Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi dhe Artur Metani, ishin në këtë rast drejtorë bashkie, kurse Tusha dhe Simixhiu ishin kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Krimi i tmerrshëm ndodhi, me pasojë deri tani grabitjen e 130 milionë eurove, të zhdukura pa nam e nishan, jo pse firmosi Tusha dhe Simixhiu, por se firmosi Rama, Agaçi, Metani dhe ministrat.
Pra, nuk ka amnisti më kriminale sesa kjo.”, u shpreh Berisha.

Më të lexuarat