
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

"Komunitetit rom e egjiptian po u shpërndajnë ndihma në këmbim të votës"/ Kandidati i PD-së hedh akuzat e rënda, reagon menjëherë Bashkia e këtij qyteti

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Mars 2023

Kandidati i Partisë Demokratike për qytetin e Elbasanit, Luçiano Boçi ka hedhur akuza në drejtim të bashkisë së Elbasanit se po shpërndan ndihma për përfaqësues të komuniteteve rom dhe egjiptian në Elbasan, me kushtin që këta të fundit të dorëzojnë kartat e identitetit dhe të hedhin firma se do të jenë votues të Partisë Socialiste.
‘Institucioni që e ka trajtuar në mënyrën më të padinjitetshme komunitetin rom dhe egjiptian në Elbasan, tani po u jep lëmoshën e radhës për t'u blerë votën. Pas zgjedhjeve i harron, i përçmon, i përzë, i fyen! Padiskutim merrini ndihmat se ato janë paratë e taksave të qytetarëve të Elbasanit, por në 14 maj me votë jepini ndëshkim atyre që ju kanë përbuzur për 16 vite!’- shkruan Boçi.
Por bashkia e Elbasanit ka përgënjeshtruar Luçiano Boçin. Përmes një njoftimi për media, Bashkia Elbasan sqaron se ndihmat e shpërndara janë një aktivitet bamirësie i Shoqatës "Mirësi për Botën" të cilët si çdo vit shpërndajnë ndihma tek familjet në nevojë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Keqardhje për spekulimet e ulëta politike të lëshuara në publik nga shtetasi Luçiano Boçi ndaj institucionit të Bashkisë së Elbasanit. Pamjet e shitura prej tij në rrjetet sociale e më pas në media si gjoja shpërndarje ndihmash nga Bashkia e Elbasanit në fakt janë as më pak e as më shumë se sa një aktivitet bamirësie i Shoqatës "Mirësi për Botën" të cilët si çdo vit shpërndajnë ndihma tek familjet në nevojë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit”.
Më tej në reagim thuhet se i vetmi ndryshim nga vitet e shkuara është se shtetasit Luçiano Boçi i janë errësuar sytë në ëndrrën e tij për të pushtuar Bashkinë e Elbasanit.
“Ëndërr për të cilën është gati të njollosë e bëjë pis çdo komunitet fetar, çdo organizatë joqeveritare, çdo institucion publik, çdo qytetar të Elbasanit. 14 Maji do jetë dita kur Luçiano Boçi do të marrë përgjigjen e merituar si mëkëmbësi i Sali Berishës dhe Ilir Metës”, theksohet në reagim.
Në njoftim thuhet se Bashkia e Elbasanit ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në përkrahje dhe mbështetje të shtresave në nevojë.
“Bashkia e Elbasanit gjithashtu falenderon dhe i shpreh mirënjohje çdo organizatë bamirësie në përpjekjet e tyre të përvitshme, larg çdo ndikimi politik, për të ndihmuar sa më shumë familje në nevojë”, theksohet më tej në njoftim.
Më të lexuarat


A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Edi Paloka zbulon planin Rama-Alibeaj: Synonin të fusnin një ligj për non-gratat, ja pse u tërhoqën

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Pse nuk mund të arrestohet sot Arben Ahmetaj

Partia “Levizja Bashkë” është regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, reagon për herë të parë Arlind Qori

“Në burg do hyjnë edhe ministra të tjerë”/ Spartak Braho bën paralajmërimin e fortë dhe 'shpërthen' keq ndaj kryeministrit: Këta që SPAK i merr për zverku akuzohen penalisht! Rama përgjegjës, duhet të japë menjëherë dorëheqjen

Arben Ahmetaj po hetohet zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, ekspertja zbardh prapaskenat dhe hedh dyshime të forta: Lajmi për ish- zv/kryeministrin për të zhvendosur vëmendjen nga...

Avokati tregon se për çfarë akuzohet Arben Ahmetaj dhe bën deklaratën e fortë: Duhet të dënohet me 15 vjet burg
