Koordinatori i DASH për Anti-Korrupsionin do të zhvillojë vizitë në Shqipëri.
Ambasada e SHBA shprehet se sot arrin në Shqipëri R.Nephew. Ambasada deklaron se Nephew riafirmon mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.
“Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.