Këshilli i Ministrave ka nisur procedurën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, pasi KQZ shpalli sot të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, duke hapur kështu vakancën për një kryetar të ri.
Me anë të një kërkesë zyrtare drejtuar Presidentin Bajram Begaj, Këshilli i Ministrave ka njoftuar kreun e shtetit për krijimin e vakancës për kryetar të Bashkisë Himarë, duke kërkuar kështu caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor.