Avokatja e Fredi Belerit, Klodiana Gjyzari tha në mbledhjen e KQZ ku pritet shqyrtimi i mandatit të Fredi Belerit, se procedura është i pavlefshëm.
Ajo tha se KQZ po i tejkalon kompetencat e saj pasi sipas avokates, organi nuk ka kompetencë të shqyrtojë mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës në kushtet kur tashmë ia ka dhënë këtë mandat.
“Konstatoj që KQZ nuk e ka kopetencën për të marrë këtë iniciativë, pasi nuk ia parashikuar as kodi zgjedhor dhe as neni 138 të drejtën që të vlerësoj vlefshmërinë e zgjehdjeve në këtë fazë, ku Beleri e ka marrë mandatin nga KQZ. Duke qenë se nuk ka asnjë dispozitë që i jep të drejtë KQZ që të marrë iniciativa të tilla. Procedura është absolutisht e pavlefshme, pasi organi administrativ ka tejkaluar kompetencat që parashikon ligji. Ne kërkojmë pushimin e procedurës”,-tha avokatja.
Kujtojmë se Fredi Beleri është dënuar nga Gjykata e Apelit me dy vite burg, me akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Beleri është në burg që prej 12 majit 2023, 2 ditë para zgjedhjeve vendore.