KQZ, po vijon edhe ditën e sotme procesin i rinumërimit të votave të Qarkut Shkodër.
Ashtu siç ishte parashikuar, rreth orës 10:00, KQZ nisi rinumërimin e 49 kutive të votimit për KZAZ Nr.3 në Shkodër. Rinumërimi i 417 kutive të këtij qarku, do të bëhet nga tetë grupe numërimi me nga dy anëtarë, ndërsa procesi mendohet të përfundojë brenda pak ditësh.
Ditën e djeshme janë numëruar dy KZAZ, ku është vënë re një ulje e votave nga partitë e mëdha drejt aleatëve të tyre.