
Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen" minerale të çmuara dhe plani i madh që po përgatit Meloni për Tiranën

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

Kreshnik Spahiu: Ja sa vite burg rrezikon Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve dhe ‘asi’ i tij i fundit nën mëngë për të shpëtuar nga prangat, Rama është përgjegjës për korrupsionin në çdo hallkë

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Mars 2023

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në Shqipëri, duke e ndalur theksin tek raporti e DASH për korrupsionin në vendin tonë apo edhe vënien në akuzë të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj nga SPAK sa i takon aferës së inceneratorëve. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu theksoi se përgjegjësi i vetëm për korrupsionin në çdo hallkë të sistemit në Shqipëri është Edi Rama. Madje Spahiu kujtoi se kur Rama erdhi në pushtet u zotua se do të luftonte korrupsionin, ndaj sot duhet të mbajë përgjegjësi politike. Ndërkohë juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se Arben Ahmetaj nuk mund të arrestohet sot. Kjo, sipas tij, pasi Kushtetuta i garanton atij një lloj imuniteti në sajë të të cilit SPAK ka nevojë për autorizimin e Kuvendit për masën e arrestit me burg. Megjithatë, zoti Spahiu ka treguar se sa vitet burg rrezikon ish-ministri Ahmetaj për aferën e inceneratorëve dhe se kush është “asi” i tij i fundit nën mëngë për të shpëtuar nga prangat. Nga ana tjetër, juristi Kreshnik Spahiu thotë se kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryedemokrati, Sali Berisha e konsiderojnë atë armik. Spahiu u shpreh se të konsiderohesh armik nga këta të tre, është një akt patriotik. Sipas tij, dita më e madhe do të jetë kur Rama, Meta dhe Berisha të largohen nga politika.
-Zoti Spahiu, tani që sh-ministri socialist, Arben Ahmetaj është zyrtarisht nën hetim nga SPAK sa i takon aferës së inceneratorëve, sipas jush çfarë e pret atë?
Analiza politike ndryshon në këto momente me analizën juridike që do të thotë se çdo koment ndryshon kur dikush vihet nën akuzë. Kemi një kryeministër që thotë se Partia Socialiste nuk është studio ligjore ndërkohë që kemi parë të kundërtën, ka bërë studion ligjore të Fatos Nanos nuk është arrestuar, po ashtu PS ka bërë studion ligjore për Saimir Tahirin. Por kur nuk duhet bërë nuk duhet bërë dhe nuk mbahet me dy standarde që për disa e bënë për disa jo. Kjo është një vepër penale që akuzohet Ahmetaj para disa vitesh, pas tërmetit Rama e ka mbështetur Ahmetajn dhe pastaj e shkarkoj. Qytetarët duhet që të kuptojnë se ai nuk mund të arrestohet sot sepse ka një imunitet që duhet marr edhe një autorizim në Kuvendi. Unë mendoj se Kuvendi duhet të vendos kur PS të gjithë aty dhe të marr një vendim sa më transparentë sepse e ka detyrim për ta bërë një gjë të tillë. Para pak kohësh atij iu bënë kontrolle në banesat e Ahmetajt, a e dini ju se kontrolli në banesa duhet të bëhet me një autorizim të Kuvendit?
-A tregojnë këto një skenar politik për Ahmetajn apo këto janë rezultatet e SPAK?
Këto vijnë të dyja bashkërisht, kemi një skenar politik, po ashtu edhe një proces të SPAK-ut. Edhe sikur të prezumojnë se janë gjetur prova për korrupsion dhe për shpërdorim detyre për inceneratorët dhe nëse këto janë siguruar në mënyrë anti-kushtetuese kjo mund të çojë në bërjen nul të procesit dhe pas dy vitesh subjekti merr pafajësinë.
-Për këto vepra penale që akuzohet Ahmetaj nëse do të vërtetoheshin sa vite burg do të rrezikonte ai?
Këto vepra penale çon deri mbi 10 vite heqje lirie, por në kushtet e subjektit edhe sikur 10 ditë burg të bëjë janë shumë të rënda. Saimir Tahiri vërtet mori një masë të ulët të dënimit, por karriera e tij politike u shkatërrua .
-A mund të kemi të njëjtin skenar për Ahmetajn si për Tahirin që u akuza për disa vepra penale dhe më pas u dënua vetëm për shpërdorim detyre?
Në bindjen time juridike besoj se në rastin e Ahmetajn edhe për shkak të kalimit të kohës edhe provat janë zbehur dhe e kanë humbur vlerën e caktuar. Pastaj Arben Ahmetaj ka deklaruar se ai nuk ka hedhur firmë për inceneratorët dhe mendoj se akuza mund të katandiset në çështjen e pastrimit të parave apo të korrupsionit pasiv.
-Ndërkohë le të ndalemi pak tek Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili publikoi këtë të hënën raportin e vet vjetor mbi të drejtat e njeriut, teksa për Shqipërinë vëren se: “presioni politik, frikësimet, korrupsioni dhe burimet e pakta kanë bërë që sistemi i drejtësisë të mos funksionojë “tërësisht, në mënyrë të pavarur dhe me efikasitet”, ndërsa theksoi korrupsionin në qeverisjen e vendit dhe median e lirë por jo të pavarur, si problemet kryesore në drejtim të respektimit të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri”. Keni një koment?
Për korrupsionin në çdo hallkë ka vetëm një përgjegjës dhe është Edi Rama sepse në viti 2014 ka dalë para mediat dhe ka deklaruar se nëse nga sot raporti i TIA do na rankojë më poshtë se qeveria e PD atëherë përgjegjës për nivelin e korrupsionit do jem unë dhe rilindasit e mi. Sot duhet t’i përmbahet kësaj përgjegjësie që raporti i TIA e ka rankuar çdo vit më poshtë. Këta dolën me një ekip rilindjeje, ky ishte Ismail Qemali. Këta që të kanë votuar të kanë votuar si ekip rilindje dhe kontrata aq sa qe kolektive ishte edhe individuale.
-Ju keni shpresë se liderët aktualë (Rama-Berisha-Meta) do largohen nga pushteti...
Unë jam një qytetar i thjeshtë i këtij vendi, as nuk kam kandiduar për kryeministër, as për president. Si armik dhe unë jam shumë krenar. Unë jam shumë krenar që të konsiderohem si armik i Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës. Të konsiderohesh armik nga këta të tre, është akti më patriotik për vendin tënd dhe unë nuk do të resht duke folur, duke përdorur të drejtën time të fjalës, sepse heshtja ime do të vijë atë ditë kur do të mbyll sytë dhe nuk do të heq deri ditën që këta të tre të largohen nga politika. Unë mendoj që ditën që do të largohet Rama, Berisha dhe Meta nga politika, edhe arbëreshët e Kalabrisë do të kthehen, edhe stërnipat e Skënderbeut do të kthehen në atdheun e tyre, emigrantët po e po. Ajo do të jetë dita më e madhe dhe shpresoj që të mos jetë e largët.
Intervistoi: Rigels Seliman
Më të lexuarat


Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Media italiane i bën jehonë vizitës zyrtare të Presidentit Begaj në Itali

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

“Sulm i hapur i Ramës ndaj gjuhës shqipe”/ Berisha hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit: Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar

“Ishte shembulli i politikanit të urtë e të matur”/ Sot një vit nga ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, deputeti Leskaj kujton ish-presidentin

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

“Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time”/ Ambasadorja Kim nis turin e lamtumirës, ja mesazhi i rëndësishëm që jep

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'
