Analisti Enton Abilekaj duke komentuar propozimin për krijimin e Federatës Opozitare, deklaroi se ajo do të dështojë.
Në një intervistë televizive ai deklaroi se opozita që nga koha e bashkimit disa muaj më parë e deri më sot ka ecur shumë dhe ka ndryshuar, ndërsa theksoi se një federatë nuk përfaqëson asgjë.
“Nesër do dalë në zgjedhje kjo Federata. Do dalë dikush të thotë që do 7 deputetë se i takojnë, dikush 13, dikush 12, si do të ndahen këto deputetë? Nuk ta ndryshon Edi Rama Kodin Zgjedhor. Një Federatë e emëruar nuk përfaqëson asgjë. Dikush përfaqëson dikë, dikush tjetër dikë tjetër, asgjë nuk përfaqëson. Opozita që nga koha kur u bashkua disa muaj më parë e deri më sot ka ndryshuar shumë, ka ecur shumë. A mund të ndërtohej mbi bazën e kësaj një opozitë e re? Opozita ka ecur, nuk ka ngecur se s’ka vulë. Vulën s’ja ka dhënë njeri, por s’ka faj opozita sepse këtu problemi është që drejtësia e kapur nga një person punon kundër institucionalizimit të opozitës”, tha ai.