BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Politike

Krisje mes Metës e Kryemadhit?/ "Përmirësojmë gabimet e së shkuarës", ish-deputetja e PL-së zbulon detajet: Këtu kemi të bëjmë me "kosum thashethemi publik”, që nuk e di sesa...

Krisje mes Metës e Kryemadhit?/ "Përmirësojmë gabimet e

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar sot spastrime brenda partisë, ndërkohë që flitet se marrëdhëniet e tij politike me Monika Kryemadhin janë ftohur.


E ftuar në një emision televizi ish-deputetja e PL-së Kejdi Mehmetaj u shpreh se vendimet e rëndësishme janë marrë për të riorganizuar partinë dhe për të përmirësuar gabimet e së shkuarës.

“Sot kryesia dy kanë qenë vendime të rëndësishme që janë marrë, vendosja e sekretarëve politikë për dy qarqe të rëndësishme, i pari ai i Tiranës. Erisa Xhixho është një nga figurat më të vjetra, e njeh mirë këtë strukturë duke filluar nga baza. Së dyti mendoj se angazhimi i vajzave dhe grave në pozicione drejtuese është sinjal i mirë për mënyrën si gjërat mund të shkojnë në vijim. Vendimi tjetër është lidhur me përcaktimin e drejtuesve të një komiteti organizativ. Ne si PL po bëjmë përpjekjet tona maksimale që performanca jonë të jetë më e mira kundrejt qytetarëve. Duke ndërhyrë edhe brenda strukturave tona të përgatisim veten dhe të përmirësojmë gabimet që kemi bërë në të kaluarën, sepse kuptohet që kemi dhe një pjesë të gabimeve tona që na kanë sjellë ku jemi sot”, tha ajo në një intervistë me Arbër Hitajn.

E pyetur nëse ka një krisje mes Kryemadhit dhe Metës nisur nga deklaratat e këtij të fundit për t'i dhënë fund nepotizmit në parti, Mehmetaj nuk preferoi të komentojë gjatë duke thënë se këtu kemi të bëjmë me "kosum thashethemi publik”.

“Siç e thatë partitë politike janë organizma të gjalla që në momente të caktuar a kanë hove të caktuara. Jetojnë së brendshmi para se të jetojnë së jashtmi. Është një parti me një përfaqësi, ka sa të duash parti të vogla që ngjallen vetëm për zgjedhje por PL nuk është ajo. Besoj se zoti Meta në historikun e tij në politikën shqiptare nuk ka aksione për konsum politik. Nuk është natyra e zotit Meta, qytetarët e njohin mirë.  Janë ndryshime për të përmirësuar dhe ndryshuar funksionimin e PL”.

"Këtu pastaj futemi te konsumi i thashethemit publik që nuk e di sesa kjo lloj bisede i vlen votuesit të PL, mbështetësit. Mendoj se debati aktual i PL duhet të fokusohet te ajo që mund t’u ofrojmë qytetarëve. Po punojmë për një program shumë cilësor. Për herë të parë po flasim për tema që kanë një rëndësi të madhe, kemi folur për  arsimin shpopullimin. Për herë të parë flasim për pensionet që prek familjet tona. Konkretisht PL është fokusuar në një debat sesi strukturat e saj të jenë më përfaqësuese për qytetarin. Gjysma e njerëzve kanë emigruar. Ne duhet të ridimensionohemi, si mund të jemi më efektivë. Mendime dhe diskutime konstruktive për të ardhur më mirë te qytetari”, shtoi më tej ajo.
Sa i përket diskutimeve për rikthimin e koalicioneve para zgjedhore, Mehmetaj tha se ky nuk është shqetësimi kryesor i PL.

“Nga pikëpamja pragmatiste nuk është në shqetësimin primar të PL mënyra si do numërohen votat në një koalicion parazgjedhor apo pas zgjedhor. Qëllimi dhe puna e pl është që vota e qytetarit të lexohet për atë parti që shkon. Shqetësimi tjetër në lidhje me zgjedhjet e ardhshme është që përfaqësimi jonë te jetë dinjitoz. Të jemi parti udhëheqëse drejtuese sepse i kemi të gjitha kapacitetet”.

“Së pari për ne si PL impenjimi kryesor është ai që lidhet me konventën. Sot është bërë një tjetër thirrje nga pl për të kujtuar të gjithë delegatët që të konfirmojnë prezencën e tyre. Angazhimi që kemi në këto dy javë është shumë i madh”.

 

Më të lexuarat