BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x
BREAKING NEWS

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i
x
BREAKING NEWS

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin
x
BREAKING NEWS

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur...

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së
x
BREAKING NEWS

A mund të vazhdohet pas çdo humbje, me argumentin na vodhën zgjedhjet? Gazetarja e njohur ‘zë ngushtë’ Berishën, ja reagimi i tij

A mund të vazhdohet pas çdo humbje, me argumentin na vodhën
x
BREAKING NEWS

SPAK e burgosi, Vangjush Dako përfundon në të njëjtën qeli me...

SPAK e burgosi, Vangjush Dako përfundon në të njëjtën
x

Politike

Kryebashkiaku Veliaj flet me emra për faqet “JOQ” dhe “Lolita”, i akuzon këto dy media se u vendosin gjoba linjave të autobusëve

Kryebashkiaku Veliaj flet me emra për faqet “JOQ” dhe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit për prezantimin e projektit për linjën e shpejtë të autobusëve, ka denoncuar dje disa faqe online të cilat u kanë vendosur gjoba kompanive të transportit publik, për të mos publikuar lajme të rreme për to. Ai përmendi rastin e faqes ‘Jeta Osh Qef’ dhe Lolita, si dy portale që vendosim rregullisht gjoba. “Ju që jeni drejtues të kompanive e dini fare mirë, se keni ardhur tek unë dhe më keni thënë: A ta paguaj atë Erland Dalliun e “Jeta Osh’ Qef”, vetëm që të më lërë rehat? Dhe përgjigja që keni dëgjuar nga unë është: “JO”. Për sa kohë që unë nuk i paguaj gjobat e Erland Dalliut dhe të “Jeta osh’ Qef”, nuk do t’i paguani as ju, se nuk mund të kemi një marrëdhënie ku ju paguani gjobat e atyre që janë tërë ditën me “Range Rover” dhe që s’kanë hipur ndonjëherë në autobus. Erland Dalliu është nipi i Brahim Dalliut – ta dijë gjyshi i tij, që në muajin e Ramazanit bëhet një haram i tillë dhe nipi i tij gjobit gjithë autobusët… i kam thënë edhe linjës së Kombinatit, “jo, s’ke për të paguar”, edhe linjës Green Line i kam thënë “s’ke për të paguar”, le t’iu vijnë me oferta. O do ta bëjmë këtë punë siç bëj unë punët e bashkisë, që pavarësisht gjobave vazhdojmë përpara, dhe koha na provon që kemi të drejtë, po kështu nuk bëhet të jesh nipi i një haxhiu të nderuar, një kleriku të madh si Brahim Dalliu, dhe sot Erland Dalliu u vë gjoba kompanive të autobusëve, kjo nuk pranohet, se në dallim nga ata gazetarët që të paktën dalin me emër, këta dalin edhe pa emër”, tha Veliaj. Nga ana tjetër, ai deklaroi se drejtuesit e këtyre faqeve fshihen pas pseudonimeve. “Më erdhi dje dikush tjetër për atë aksidentin e fundit, më tha: ‘Anisa e Vithkuqit e “Lolitës” më ka vënë gjobë’. I thashë: “Jo, jo, Anisa e Vithkuqit le t’i rrisë dy fëmijët e saj siç i rrisin të gjithë, jo me gjoba”. Nuk do paguaj asnjë gjobë dhe këtë radhë do provoj që ti mund të bësh një fushatë me vendime të rëndësishme, me vendime të drejta, me vendime të ndershme pa paguar asnjë gjobë dhe të fitosh. Po ju garantoj, ne do t’i fitojmë këto beteja, jo vetëm politike, por edhe betejat për transportin publik, pa paguar asnjë gjobë, as Anisa Vithkuqit, as Erland Dalliut, dhe as ndonjë gjobaxhiu tjetër që fshihet pas emrave që duket sikur janë gallatë dhe në fakt janë makineritë më të mëdhaja të gjobave. Se i bie që duhet të fusni në bilancin tuaj edhe këto kosto. Pra, mirë kostoja e naftës, mirë kostoja e stresit, mirë kostoja e dikujt që mund të jetë i sëmurë ose e dikujt që është me agjërim apo edhe e një aksidenti ku s’ke faj fare, por të fusësh edhe koston e Anisa Vithkuqit dhe Erland Dalliut, për të përballuar transportin publik”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

Më të lexuarat