BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Politike

Kryebashkiaku Veliaj tregon projektet që do mbyllë gjatë mandatit të tretë: Me shkollat e reja, i dhamë fund mësimit me 2 turne

Kryebashkiaku Veliaj tregon projektet që do mbyllë gjatë mandatit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Klan News renditi disa nga punët dhe projektet që ka si ambicie të përfundojë brenda mandatit të tij të tretë. Ai tha se fokusi i Bashkisë Tiranë është përfundimi i pesë unazave, që do të mundësojë lehtësim të qarkullimit të automjeteve si dhe do të rrisin vlerën e pronës edhe në zonat periferike të kryeqytetit.

“Çdo ditë ka vlerë në këto 1000 ditët e mbetura, po mundohemi që të japim maksimumin. Sapo bëmë një mbledhje për tre copa të mbetura të Unazës së dytë, që është pjesa nga Sauku deri në Shkozë. Ka një mundësi të jashtëzakonshme për të bërë atë lidhje. Kemi gjetur një mundësi se si në rrethrrotullimin e Saukut, ajo mund të lidhet me Shkozën dhe do kemi një autostradë të nivelit të lartë, që është rruga nga TEG-u deri në Shkozë; tjetra, nga ana tjetër e liqenit të Farkës, për t’u siguruar që një pjesë e madhe e pjesës veri-lindore të Tiranës, urbanizohet dhe hap mundësi të jashtëzakonshme për rritjen e vlerës së pronës dhe qarkullimin e qytetit. Një unazë tjetër është ajo që fillon te rruga “Dritan Hoxha”, shkon mes universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe Polit të Drejtësisë, çan te rruga “Ndre Mjeda” për të dalë te rruga e Kavajës. Pastaj, është edhe Unaza e Vogël, e cila është e papërfudnuar te pjesa e Drejtorisë së Policisë, te “Myslym Shyri”, për të dalë te rruga e Kavajës. Këto janë tre lidhje të rëndësishme të qytetit. Unaza e pestë, tashmë po punohet në të 7-të lotet. Bulevardi i ri ka filluar të marrë jetë. Pjesa e Astirit tashmë është ezauruar dhe ka mbaruar debati, po kështu edhe te 5 Maji. Sheshi “Skënderbej” u zgjidh. Në fazën ku jemi, ambicia është që tre vitet e fundit të sigurohemi që edhe këto copëza të vogla të ‘puzzle’ të madh të Tiranës të jenë në vendin e duhur”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se këtë mandat prioritet do të jenë investimet në periferi të Tiranës.

“Projekte si në Lundër, si tek Astiri, Liqeni i Thatë, te Fresku dhe si në Zall-Herr janë projekte që do të zënë pjesën më të madhe të investimeve tona. Nuk them që çdo gjë në Tiranën qendrore është perfekt, por pjesa më e madhe e infrastrukturës ka marrë drejtim. Por pjesa periferike do ketë shumicën e kohës, vëmendjes dhe investimeve tona”, u shpreh Veliaj.

Ai foli edhe për projektin “Bus Rapid Transit”, kur tha se është një tjetër projekt me rëndësi shumë të madhe për vendin tonë.

Duke folur për shkollat, kryebashkiaku tha se mësimi me dy turne ka marrë fund, duke sqaruar se e vetmja shkollë që i kanë mbetur disa klasa me dy turne, do të zgjidhet shumë shpejt me ndërtimin e dy shkollave të reja.

“Sot jemi dita me natën. “Sami Frashëri”, “Qemal Stafa”, “Partizani” nuk janë më me dy turne. Vetëm “Ismail Qemali” ka ngelur me një pjesë të klasave turn i dytë dhe është shkolla e fundit që do të zgjidhim. Zgjidhja për këtë janë dy shkollat e reja që ne do bëjmë: Një tek Akademia e Policisë dhe zona që njihet si ish-spitali i Arabit, kurse pjesa tjetër është te kompleksi “Mangalem”, aty ku është Kryegjyshata e Bektashinjve. Pra, të sigurohemi se në këto dy prurje, që vijnë nga rruga e “Elbasanit” dhe nga rruga “Ali Demi”, të ndalojmë presionin mbi shkollën “Ismail Qemali”. Jemi dita me natën nga Tirana që trashëguam. Do të fillojmë shkollat tek Astiri, dy shkolla që kemi te rruga “3 Dëshmorët”, do fillojmë dy shkolla të tjera, një te Parku Olimpik dhe te Liqeni i Thatë, shkollat në Sauk gjithashtu, dhe besoj se do ta mbyllim me nder për të pasur jo vetëm shkolla cilësore, por për t’u siguruar që kemi lënë shkolla dhe kapacitet edhe për 20 vitet e ardhshme”, tha Veliaj.

 

Më të lexuarat