BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Politike

Kryeministri i Shqipërisë i jep të drejtë Serbisë dhe akuzon Albin Kurtin, irritohen kosovarët dhe kërkojnë shpalljen “non grata” si armik i shqiptarëve për interesat e serbëve

Kryeministri i Shqipërisë i jep të drejtë Serbisë dhe

Kryeministri Edi Rama vazhdon sërish të justifikojë “vëllanë” e tij Vuçiç. Kreu i qeverisë shqiptare po sillet si një personazh i huaj në raport me Kosovën. Mediat e tij të blera vazhdojnë çdo ditë të mbrojnë linjën e tij pro ruso-serbe duke sulmuar fort qeverinë  e Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani. Kosova po përmbush detyrimet e saj ligjore dhe kushtetuese, ndërsa Rama vazhdon të sillet si kryeministër anti-shqiptar, pasi po akuzon Kosovën se po kontribuon në tensionet në Veri. Ndërkohë që Vuçiç që po ndez veriun e Kosovës për llogaritë e tij politike të brendshme në Serbi, pasi rrezikon të hidhet në erë nga protestat, Rama e merr në mbrojtje. Propozimi i tij i Asocacionit i vuri vulën për qëndrimet e tij pro-serbe. Kjo situatë ka irrituar kosovarët, të cilët kanë kërkuar shpalljen e tij “non grata” si armik i shqiptarëve për interesat e serbëve. Qëndrimi i ashpër erdhi nga gazetari nga Kosova, Rron Gjinovci. Në një postim në faqen e tij në Facebook, gazetari shkruan se "Edi Rama, dosti i Vuçiçit meriton non-grata nga Kosova. Edhe me këtë rast tërheqje të ambasadorit të Kosovës nga vendi momentalisht ma proserb në Ballkan".

Politika kosovare kundër Ramës

Ky vendim nga ana e kreut të qeverisë ka shkaktuar reagime nga deputetë e figura politike në Kosovë. Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha tha se ndërhyrja e kryeministrit në çështjet e Kosovës është e pavend.  “Qenka shqetësuar Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e mikut të tij, e që është Asociacioni. Bile e paska marrë mundin me draftu një statut! Z. Rama, a keni dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës? I dashur Kryeministër Rama, e di që në të kaluarën politikanë tanë në Kosovë të kanë ngarkuar me shqetësime të ndryshme, mirëpo kanë ndërruar kohërat dhe personalisht të liroj nga ky shqetësim, sepse Kosova tani ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën”, shkruan deputeti në një postim në “Facebook”.

Kosova thirrje Ramës të mos ndërhyjë

Edhe Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka dalë kundër ndërhyrjes së Ramë në lidhje me Asocacionin.  Mimoza Kusari Lila konfirmoi se Rama nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës dhe u shpreh se nuk kanë nevojë për 'shpëtimtarë'. “Ne s’kemi si ta shohim për shkak se nuk e kemi parë atë draft-statut. Siç ka thënë edhe vetë kryeministri Rama, ai nuk është konsultuar me ne. Mendoj që specifikat dhe rrethanat e këtij procesi në Kosovë, janë të tilla që duhet pasur në konsideratë të gjithë historinë e këtij procesi dhe natyrisht edhe rëndësinë e rrjedhës përpara bazuar në parime. Kryeministri Kurti e përmendi edhe në seancë që pret që më tutje të elaborohet në vizionin apor edhe parimet e draft-statutit dhe jo në kapërcimin e menjëhershëm, ku çështja e draft-statutit të asociacionit kthehet në një çështje pazaresh: një version para të thata dhe versioni tjetër bazuar në parimet e Republikës së Kosovës dhe të gjitha parimet e tjera për të cilat ka dhënë garanci bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA me Bashkimin Evropian. Ne nuk duhet të hyjmë në një proces në të cilin duhet të ndryshojmë versione të draft-statutit, për të përfunduar në një format që të një shteti në të cilin jetojnë komunitete të tjera jo shumicë”, tha Kusari-Lila. E pyetur nëse ka interes qeveria e Kosovës për të parë draft-statutin, Kusari Lila tha se ata s’kanë nevojë për shpëtimtarë të vetëofruar, por për një draft që do të ketë në fokus drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë. “Interes qeveria e Kosovës ka që të diskutojë mbi vizionin dhe parimet, ne kemi parë draft-statut megjithëse jo nga Shqipëria. Kemi parë një që u bë nga ekipi menaxhues i mandatit të shkuar. Ne nuk kemi nevojë për një shpëtimtar që të na ofrojë draft-statutin. Ne kemi nevojë për pronësi dhe elaborim të parimeve në fokus me drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë, me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”, tha Lila.

Gashi i përgjigjet propozimit të Ramës

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se statutin e Asociacionit si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë mund ta bëjë vetëm Qeveria e Kosovës, dhe askush tjetër duke dalë kundër Ramës. “Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar shefi i deputetëve të LDK-së.

Reagon "ashpër" ish-ministrja Haradinaj

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj mbajti edhe një qëndrim më të ashpër ndaj Ramës. Haradinaj shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.  "Pra tani "agjentët" e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!!”, shkruan Haradinaj në “Facebook”.

Përgjigja e Kurtit ndaj Ramës

 Kurti iu përgjigj indirekt dje nga Kuvendi kryeministrit Rama. Teksa foli për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha se ka propozuar një draft-vizion. Ai theksoi se fillimisht duhet pajtim nga pala tjetër që më pas të arrihet marrëveshja.  “Unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin 7 të marrëveshjes bazike e në lidhje edhe me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër që s’e pranoi fare dokumentin e më pas edhe të Brukselit zyrtar që vazhdon ta konsiderojë këtë çështje të hapur. Për informacionin tuaj, përbërja e ekipit menaxhues është ndryshuar tri herë nga Qeveritë respektive të asaj kohe”, tha ai. Pra reagimi i tij ishte një qëndrim kundër ndaj lëvizjes së Ramës për çështje të brendshme të Kosovës.