Sot ka nisur ditën e sotme puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Bëhet me dije se i pranishëm në ceremoninë e organizuar në Vlorë ka qenë edhe biznesmeni Behgjet Pacolli.
Në fjalën e tij Pacolli nuk I ka kursyer fjalët e mira për kryeministrin Edi Rama.
“Ky është kryeministri që unë preferoj, një kryeministër me energji të paparë, një kryeministër me dashuri dhe dëshirë shumë të madhe për të ndryshuar Shqipërinë. Kryeministër ja keni ndalë kësaj pune, ju përgëzoj në rrugëtimin tuaj, jeni duke punuar për qytetarët më të mirë dhe ne kemi të drejtë të kemi të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për vetveten dhe për gjithë miqtë tanë. Na qoftë e mbarë fillimi i kësaj vepre madhështore”, tha Pacolli para të pranishmëve.