Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i pranishëm në inaugurimin e ekspozitës së UNESCO në ambientet e OKB.
Në këtë inaugurim ishte e pranishme edhe Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski. Ekspozita me fotografi të veçanta synon të përcjellë mesazhin për ruajtjen e Trashëgimis Kulturore.
Kreu i qeverisë, ndodhet në Nju Jork prej disa ditësh në kuadër të punimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB që këtë vit u drejtua nga Shqipëria.