BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Politike

McGonigal bëhet çështje në Kongresin e SHBA, PD e Berishës e gatshme të japë ndihmesën e saj në zbardhjen e kësaj veprimtarie kriminale

McGonigal bëhet çështje në Kongresin e SHBA, PD e

Pas bujës së bërë në mediat e huaja të çështjes McGonigal në Kongresin e SHBA, ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i Partisë Demokratike.

Ndërmjet një deklarate për mediat “Partia Demokratike, përshëndet këtë akt të Kongresit të SHBA-së dhe shpreh angazhimin e saj për të dhënë ndihmesën e vet modeste në zbardhjen e aspekteve të caktuara të veprimtarisë kriminale të McGonigal në bashkëpunim direkt dhe të ngushtë me Edi Ramën, këshilltarin e tij privat Dorian Duçka, dhe ish-oficerin e policisë sekrete të Shqipërisë, Agron Neza në Shqipëri”.

Deklarata e zëdhënëses së Partisë Demokratike Floriana Garo

Çështja McGonigal bëhet çështje në Kongresin e SHBA.

Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA ka kërkuar dje nga organet ekzekutive dorëzimin në këtë Komision të të gjithë dokumentacionit të dosjes së Nju Jorkut dhe asaj të Uashingtonit që ato disponojnë për veprimtarinë kriminale të McGonigal ish-shef i kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun.

Angazhimi i Kongresit të SHBA për hetimin e kësaj çështje, dëshmon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka zbardhja e saj.

Partia Demokratike, përshëndet këtë akt të Kongresit të SHBA-së dhe shpreh angazhimin e saj për të dhënë ndihmesën e vet modeste në zbardhjen e aspekteve të caktuara të veprimtarisë kriminale të McGonigal në bashkëpunim direkt dhe të ngushtë me Edi Ramën, këshilltarin e tij privat Dorian Duçka, dhe ish-oficerin e policisë sekrete të Shqipërisë, Agron Neza në Shqipëri.

Partia Demokratike deklaron se veprimtaria e këtij grupi të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën në Shqipëri është komplekse dhe shumë e rëndë.

Kështu ky grup i strukturuar kriminal nën drejtimin e Edi Ramës në kundërshtim flagrant me ligjet e Shqipërisë dhe SHBA është angazhuar kundër opozitës shqiptare dhe shkatërrimin e saj, për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Ky grup ka aplikuar në Shqipëri bazuar në mashtrimin e një sistemi gjobëvënje ndaj bizneseve, me të cilin ju ka zhvatur atyre dhjetëra miliona euro.

Charlse McGonigal direkt ka ndërhyrë tek Edi Rama për nxjerrjen e licencave të naftës për llogari të kompanive ruse të Deripaskës.

Me kërkesë të Edi Ramës, ai është angazhuar për hetim privat të akuzave për vrasje ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta të trilluara fund e krye nga aleati i ngushtë i Edi Ramës, Tom Doshi, me qëllimin e vetëm largimin nga posti dhe burgosjen e presidentit si kundërshtar i Edi Ramës.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike paraqiti në parlament kërkesën me 45 firmat të deputetëve të opozitës për hetimin e veprimtarisë antiligjore të grupit të strukturuar kriminal Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka dhe Agron Neza në Shqipëri, por në shkelje flagrante të kushtetutës, Edi Rama nuk lejoj ngritjen e këtij komisioni.

Përveç kësaj, Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, refuzoi pa asnjë arsye ligjore të hapë hetimin për veprimtarinë antiligjore kriminale të grupit të mësipërm në Shqipëri, pavarësisht se veprat penale të këtij grupi, ishin kryer në Shqipëri nga shtetas shqiptar në bashkëpunim me shtetas te huaj.

Refuzimi i hetimit të veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar Rama, Mc Gonigal, Duçka, Neza nga SPAK-u dëshmon qartë dhe përfundimisht se në Shqipëri nuk mund të hetohet asnjë aferë kriminale e lidhur me Edi Ramën e çfarëdo peshe qoftë ajo.

Më të lexuarat