Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna ka treguar se çfarë u diskutua këtë të martë në ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajonit.
Në një lidhje me “Sheshin e Dollarit”, ai tregoi se fokusi ishte kërkesat e biznesit të merren parasysh nga ana e politikbërjes në mënyrë që të jenë më të lëvizshme në procesin e integrimit europian.
Sipas Rafunës, problemet më shumë janë politike se sa te biznesi, problemi vjen te vendimmarrja.
“Fokusi ishte kërkesat e biznesit të merren parasysh nga ana e politikëbërjes në mënyrë që të jenë më të lëvizshme në procesin e integrimit europian. Ne kemi shumë marrëveshje në rajon, mirëpo disa iniciativa që kanë ardhur prej vendeve të BE dhe ideja është që të gjitha së bashku ku gjendemi me veprimet që kemi marrë dhe kërkesat tona që të kalojmë në një nivel tjetër mes Ballkanit dhe vendeve të BE. Patëm mundësinë që të dëgjojmë dhe sfidat e biznesit kur eksportojmë mallra në BE.
Problemet më shumë janë politike se sa te biznesi, problemi vjen te vendimmarrja. Për shembull, kemi tre marrëveshje që nënshkruhen në Kuadër të Berlinit siç është marrëveshja e qarkullimit të lirë, njohja e diplomave të shkollave të larta, më pas njohja e certifikatave të profesionit”, tha ai.