BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet

Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe një herë të qartë ditën e djeshme se ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët që i kanë ngrënë kumbulla pas shpine do përfundojnë në SPAK. Ai nënkuptoi gjatë një interviste të djeshme se do të ketë të tjera arrestime brenda Partisë Socialiste.  Rama ia atribuon mazhorancës punën e SPAK, teksa thotë se është i bindur se rruga që ka ndjekur qeveria e tij me drejtësinë e re është e duhura. Në një intervistë për Nacionale, Rama tha dje se SPAK është i pavarur në punën e tij. “Fakti që ne i kemi dhënë drejtësisë mundësi të ketë një grykë zjarri që gjuan, pavarësisht se ti je në pushtet, apo në opozitë dhe që furnizohet me municion falë vullnetit tonë, sepse kanë pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë, kanë mbështetje maksimale, nuk komentojmë kurrë për ta, kjo duhet t’i gëzojë njerëzit”. Thotë se përgjegjësia e tij është vetëm garantimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe se korrupsioni po tkurret. “Korrupsioni ka qenë i shpërndarë kudo dhe korrupsioni ka filluar të tkurret”, u shpreh Rama.

Emrat e rrezikuar

Mesa duket në PS pritet të shpërthejë “bomba” dhe atë do ta plasë SPAK në ditët në vijim. Mbyllja e hetimeve për dosjen e inceneratorëve brenda këtij muaji pritet të shkaktojë tërmet në mazhorancë. Duke parë edhe emrat “VIP” që kanë zbarkuar së fundmi në Prokurorinë e Posaçme, nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, zv/kryeministrja Belinda Balluku, kryebashkiaku Erion Veliaj situata është shumë e nxehtë. Një “peshk i madh” pritet të bëhet kurban pasi te kjo aferë është përfshirë dhe kryeministri Rama, por ky i fundit nuk është thirrur në SPAK. Nga dokumentet që tashmë janë bërë publike për procedurat e inceneratorit të Tiranës, ka një moment kur përfshihet direkt kryeministri Rama me firmën e tij. Rama ka hedhur firmën për vendimin me nr.855 të Këshillit të Ministrave, të datës 7 dhjetor 2016. Me këtë vendim (dokumenti më poshtë) ai ka bërë një gafë skandaloze, kur i dha bonus kompanisë së Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit që kishin bërë një ofertë të pakërkuar për inceneratorin e Tiranës. Vetëm se kompania e tyre, kur mori bonusin me firmën e Ramës nuk ekzistonte ende.

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet

Detajet

I sigurt se puna e inceneratorit ishte mbyllur në nivelet më të larta të qeverisë, Klodian Zoto as nuk e kishte marrë mundimin ta regjistronte në QKB shoqërinë Integrated Energy B.V sh.p.k. Prokurorët e SPAK janë në dijeni të kësaj gafe gjatë procedurave dhe e kanë përmendur këtë në dosjen hetimore për Arben Ahmetajn. Kur pyetet për firmat e tij, Rama mohon çdo përgjegjësi si kryeministër. Kur gazetarët e pyetën se përse i dha bonus një kompanie, e cila nuk ekzistonte, Rama u shpreh se firma e kryeministrit nuk duhet konceptuar si një akt individual, pasi ajo është frut i një mekanizmi dhe procedurash që përfshijnë ekspertë dhe zyrtarë nga institucione të ndryshme. “Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë. Dhe çdo firmë e imja është frut i një procesi dhe i një mekanizmi. Dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo nga sfera të ndryshme ra që kanë kompetencat e tyre dhe ky bashkim kompetencash sjell një rezultat. Dhe kur ky rezultat merr firmën time, kthehet në një vendim Kështu bëhen të gjitha vendimet. Ju më bëni pyetje që nuk janë në sferën e kompetencës time dhe ju përsëris nuk kam asnjë dëshirë të përfshihem në këto kalkulime të natyrësmediatike, politike të natyrës jo aritmetike, është e drejta e të gjithëve të marrin vendime” tha Rama në dhjetor të vitit të kaluar kur u pyet për firmën e tij për inceneratorin e Tiranës. Megjithatë pozicioni i Ramës dhe Agaçit për firmën në lidhje me bonusin që i dhanë Klodian Zotos dhe Klodian Mërtirit rëndohet nëse kemi parasysh se ministrat e qeverisë në atë kohë e kishin kundërshtuar dhënien e bonusit. Ylli Manjani në atë kohë Ministër i Drejtësisë e kundërshtoi propozimin duke thënë se “në asnjë pikë të tij nuk përmendet apo autorizohet shprehimisht Këshilli i Ministrave për miratimin e dhënies së bonusit”. Kundër u shpreh edhe Ermonela Felaj, e cila në atë kohë ishte Ministre e Shtetit. Në përgjigjen e saj, Ermonelaj Felaj shkruajti se kishte zbuluar kompania që do merrte bonusin nuk ekzistonte fare në QKB. Për këtë ajo është mburrur më pas në parlament. “Në atë çështje ka vetëm 2 firma të miat dhe të dyja janë kundër” u shpreh Felaj duke u mbrojtur nga opozita, por në të njëjtën kohë duke nxjerrë blof shefin e saj, që pavarësisht paralajmërimit që i bënë vartësit, firmosi në shkelje të hapur të ligjit. A rrezikon Erion Veliaj, Balluku, apo Agaçi në këtë mes? Kjo do të shihet kur dosja të çohet për gjykim. Por mesazhet që po jep Rama së fundmi është se në PS pritet të ketë një goditje të madhe.

Më të lexuarat