Analisti Ilir Demaliaj ka ironizuar seancën plenare e cila u përfshi sërish në kaos e konfrontime të deputetëve me gardën.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, me anë të një thënie të shkrimtarit anglez George Orwell, Demaliaj ka krahasuar kuvendin dhe deputetët me një stallë derrash.
Postimi i plotë i Demaliaj:
Kësaj stalle derrash të pangopur, duhet ti vehet dryni nga jashtë dhe të mbyllen derrat e derrkucet brënda deri kur të shqyejn njëri-tjetrin. Kush të fitojë nga shqyerja dhe çaplimi i lluciț stallor, bëhet sundues i “Fermës së kafshëve” Orëell-jane.
Aty është llumi, plehu më i madh i shoqërisë shqiptare që ja ka bërë jetën dhe vëndin shqiptarëve ferr, duke plaçkitur e grabitur, parané publike, pronën private e publike të shqiptarëve e duke u fryrë si derrat në lluc ndaj njëri-tjetrit për vjedhjet, abuzimet, plaçkitjet, grabitjet qe i kanë bërë dhe vazhdojnë ti bëjnë shqiptarëve dhe Shqipërisë prej 30 vjetësh.
Historia na ka mësuar: “ Shqiptarët janë popull i dur(nën)shtrueshëm, trim, punẽtor dhe liridashës.”