Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese ka vendosur dje të rrëzojë kërkesën e 33 deputetëve të Rithemelimit për pezullimin e ligjit për komisionet hetimore. Sipas gjykatës kërkesa e deputetëve të Rithemelimit nuk plotëson kriteret e nenit 45 të ligjit në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën në kushtet kur gjykata ka pranuar kërkesën për përshpejtim dhe gjykimi për themelin e çështjet, pritet të përfundojë së shpejti. “Në lidhje me kërkesën për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve në seancë plenare, vlerësoi se kërkesa për pezullimin e zbatimit të ligjit nuk plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën, në kushtet kur Gjykata ka pranuar kërkesën e kërkuesit për përshpejtim dhe gjykimi për themelin e çështjes pritet të përfundojë së shpejti. Për sa më sipër, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash,VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit””, njofton Kushtetuesja. Ndërkohë, kujtojmë se opozita ka pranuar që dy komisionet hetimore që mori në këmbim të paqes në Kuvend, ai i TIMS dhe i Koncesioneve në shëndetësi, të vijojnë punën me ligjin e ri.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë