BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Politike

"Kuvendi është kthyer në arenë gladiatorësh, vetëm armët kanë ngelur", sociologu i njohur reagon ashpër: Vrima e gjilpërës për të hyrë në parlament duhet ngushtuar edhe më shumë në...

"Kuvendi është kthyer në arenë gladiatorësh,

Sociologu Gëzim Tushi ka komentuar në një emision televiziv situatën e krijuar prej muajsh në Kuvend, aq sa në disa raste ka degraduar edhe në dhunë verbale dhe fizike. I tillë ishte edhe rasti i deputetit Flamur Noka ditën e djeshme, i cili pati konfrontime me punonjësit e Gardës.


Sociologu Tushi e krahason Kuvendin me një arenë gladiatorësh, ku deputetët përleshen me të gjitha llojet e mjeteve, por vetëm arma ka mbetur pa u përdorur, thotë ai. 

“Anomali thelbësorë dhe mungesa e një deontologjie të saktë për deputetët. Ata janë elita, janë ata që janë caktuar jo vetëm për të drejtuar politikën e vendit, po edhe për të dhënë shembull qytetarie. Në politikë ka kontradikta, por problem është se deputetët tanë më shumë se janë politikanë, duket sikur janë militantë të vënë në llogore. Politikës ja kanë humbur esencën si zinxhir i zgjidhjes së problemeve dhe e kanë kthyer në arenë gladiatorësh. Aula e parlamentit është kthyer në arenë gladiatorësh ku përleshen me të gjitha llojet e mjeteve, vetëm armët nuk janë përdorur. Të gjitha janë përdorur, nga grushtet, dhuna verbale, psikologjike, flakadanë. Janë kthyer në armiq personal, janë disa grupe që kanë sherr të personalizuar nga arsyet më të ndryshme”, tha sociologu Tushi.

Për një emision televiziv, sociologu Gëzim Tushi ngriti shqetësimin edhe dhunën verbale ndaj grave deputetet. Sipas tij, duhet të ketë penalizime për të gjithë ata deputetë që përdorin fjalë seksiste apo dhunojnë verbalisht një grua deputete.

“Dhuna verbale, fizike, metaforike që përdoret sidomos ndaj grave. Jo vetëm u ndërpritet fjala më shumë se burrave. Më ka bërë përshtypje vende siç është Bolivia, ka dy ligje bazë për të mbrojtur gratë nga dhuna në parlament, nëse një burrë përdor fjalë të dhunshme ndaj gruas në politikë, konsiderohet vepër penale. Kur i ka Bolivia, më vjen turp që si kemi ne që jemi vend europian. Duhej ti penalizojmë deputetë që sillen ndaj grave shumë keq, shpesh herë edhe me fjalë seksiste. Gjendja është kritike”, vijoi sociologu.
Kjo panoramë dhune për sociologun Gëzim Tushe përcillet edhe në segmente të tjera të shoqërisë, prandaj ai thekson se duhet gjetur një zgjidhje sa më parë, duke e cilësuar gjendjen kritike. Sociologu propozon ‘filtera’ apo disa kritere në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetët, si etika, formimi, marrëdhëniet njerëzore etj.

"Kur ne e kemi këtë situatë në aulën kryesore të demokracisë llogarisni se ca ndodh në nivelet më të ulëta. Kjo lloj gjuhe që përdoret në Kuvend, kjo ndarje si qëllim në vetvete që nuk jep produkt politik, transmetohet si limfë edhe në jetën shoqërore dhe në administratën publike. Është i pranishëm edhe në nivelet e tjera të qeverisjes dhe marrëdhënieve shoqërore.

Duhen parë nga etika, formimi, edukimi, marrëdhëniet njerëzor, nga aftësia për të pasur sociabilitet për tu lidhur me njerëzit. Vrima e gjilpërës për të hyrë në kuvend duhet ngushtuar edhe më shumë në mënyrë që të bëhet institucion i debatit, i komunikimit, jo i dhunës", u shpreh Tushi. 

 

Më të lexuarat