
Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Kuvendi në kaos pas mungesës së Ramës, opozita përplaset me mazhorancën, bllokon foltoren dhe u bie me grushta tavolinave, Nikolla përjashton Bardhin nga seanca

Shkruar nga Dario VELAJ 3 Shkurt 2023

Edhe seanca e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë u përfshi nga kaosi dhe bllokimi të foltores prej deputetëve të opozitës. Demokratët reaguan të indinjuar për mungesën e kryeministrit Edi Rama për interpelancë me opozitën lidhur me përfshirjen në skandalin “McGonigal”, duke ia kaluar kompetencën e përballjes verbale ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Por, kjo gjë nuk i ka ndalur deputetët demokratë të këmbëngulin në kërkesën e tyre të ballafaqimit me shefin e mazhorancës. Pasi socialistët rrëzuan kërkesën e “Foltores” për mocion debati pa kufizim kohor me Ramën, opozita protestoi me bilbila dhe duke iu rënë tavolinave në shenjë papajtueshmërie me refuzimin e shumicës për thirrjen e Ramës në debat. Mazhoranca mbrojti shefin e saj me pretendimin se nuk drejtësia amerikane nuk po heton asnjë zyrtar shtetëror shqiptar për skandalin ku është përfshirë ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal. Sekretari i PD zyrtare, Gazment Bardhi u përjashtua nga Kuvendi pasi i hoqi mikrofonin ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Pas 3 orësh kaos në parlament, socialistët vazhduan me rendin e ditës, ku miratuan 9 projektligje.
Gazment Bardhi: Rama të mos fshihet pas fustanit të Elisës
Përpara se të përjashtohej nga punimet e Parlamentit për bllokim të seancës plenare, Gazment Bardhi këmbënguli që kryeministri të vijë në Kuvend dhe t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës për përfshirjen në skandalin “McGonigal”, për të cilën akuzohet se ka korruptuar me 225 mijë dollar ish-zyrtarin e FBI për të hetuar PD për lobim rus. Bardhi ironizoi Ramën dhe Spiropalin duke thënë se shefi i qeverisë po mundohet të fshihet nga përgjegjësia duke ndenjur pas fustanit të grave. Ai shtoi se është e pakuptimtë që interpelanca të bëhet me ministren Spiropali, pasi ajo nuk është e përfshirë në skandalin e sipërpërmendur. “Unë nuk kam kërkuar interpelancë me Elisa Spiropalin, por me kryeministrin Rama. Nuk është kapur Elisa Spiropali, por kryeministri Rama. Kemi të bëjmë me një veprimtari private të kryeministrit Rama. Dëgjova që ministrja ‘thotë keni frikë ta zhvilloni me mua’.Problemi është që zoti Rama ka frikë të vijë, fshihet pas fustanit të saj. Të vijë këtu, të japë shpjegime, të sqarojë opinionin publik. Nëse ka qenë bashkëpunëtore zonja Elisa, të ngrihet dhe të thotë ‘e korruptova unë’ “, deklaroi Sekretari i PD zyrtare.
Elisa Spiropali-Bardhit: Po bëni si Berisha javën e kaluar
Më pas, ministrja Elisa Spiropali iu përgjigj Bardhit duke thënë se asnjë zyrtar shteti apo i qeverisë nuk po hetohet nga drejtësia amerikane për skandalin “McGonigal”. Ajo i kërkoi sekretarit të PD zyrtare që të mos kopjojë ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi për protesta të vazhdueshme në seancën e kaluar plenare. Po ashtu, Spiropali i konsideroi akuzat e opozitës ndaj Ramës dhe mazhorancës si sulm politik. “Qetësohuni, kam gjithë durimin t'ju dëgjoj. Ju pyes se përse keni frikë nga gratë? Unë këtë e pres nga ata që kanë mbetur jashtë, por jo nga ju zoti Bardhi, se ju jeni profesionist i ligjit. Nuk ekziston në asnjë dosje. Ai njeri jashtë e bllokoi për 26 minuta foltoren, tani ka lënë të tjerët Berisha 'Junior'. Tani nuk e kuptoj se përse bëheni ju bashkëpuntor në këtë çështje. Ju akuzat i keni për sulm politik”, iu përgjigj Spiropali Bardhit.
Balla: Kërkesën e ‘Foltores’ e shqyrtojmë nesër (sot), kjo opozitë është e degraduar
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla sulmoi opozitën se po sillet si palaço e degraduar duke bllokuar Kuvendin. Lidhur me kërkesën e “Foltores” për mocion me debat pa kufij kohor, ai u përgjigj se do të shqyrtohet sot në Konferencën e Kryetarëve, për shkak të kapërcimit të afatit ligjor. Për skandalin “McGonigal”, Balla përsëriti qëndrimin në unison të mazhorancës se asnjë zyrtar i saj nuk po ndiqet ligjërisht nga drejtësia amerikane. “Kemi një problem me të vetët, po të ishit ju shumë serioz dhe të donit të bënit mocion me debat do të kishit lexuar pak nga kjo. Dhe do e kishit sjellë në kohë siç e bënë këta, ka disa afate. Dhe po ta kishit sjellë dje, nuk do të miratohej. Kërkesa juaj do të shqyrtohet nesër (sot) në Konferencën e Kryetarëve. Vazhdojmë, të votojmë kërkesën. Kjo është një nga seancat që tregon degradimin e turpit të kësaj palo opozite. I jeni referuar që nga mëngjesi diçkaje që nuk ka asnjë akuzë ndaj Shqipërisë, ka vetëm 1 person që është një ish zyrtar i FBI-së”, tha Balla në Kuvend.
Boçi: Rama goditi zemrën e SHBA, nuk do të tërhiqemi nga zbardhja e skandalit
Deputeti demokrat i Grupit të Rithemelimit të PD, Luçiano Boçi përsëriti qëndrimin e “Foltores” se do të vazhdojë betejën ligjore dhe politike për zbardhjen e lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me Charles McGonigal. Ai e akuzoi kryeministrin se ka goditur rëndë SHBA me korruptimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, me qëllim përçarjen e shkatërrimin e opozitës. “Është vetë kryeministri i investuar në korruptimin e vendit, ka korruptuar mediat e parlamentin, më pas kaloi Oqeanin për të realizuar ëndrrën e tij, për të eliminuar opozitën. Ky njeri korruptoi, goditi zemrën e Amerikës. Ju po deshët mbrojeni, po deshët lëshojeni, ne do bëjmë zbulimin e të vërtetës”, tha Boçi në fjalën e tij në Kuvend.
Deputetët e PS në “rehat”, Shalsi luan shah, Zeqaj voton dhe për kolegen e tij Piro
Situata kaotike dhe e nderë e krijuar në Parlament dhe skenën politike në vend pas shpërthimit të skandalit “McGonigal” nuk i ka shqetësuar aspak deputetët e PS. Madje, disa prej tyre u panë në gjendje injoruese ndaj opozitës. Deputeti Eduart Shalsi u kap nga kamerat duke luajtur shah online. Më skandalozja ishte votimi i deputetit Baftjar Zeqaj për rrëzimin e mocionit me debat pa kufizim kohor duke shtypur butonin dhe të koleges së tij Tatiana Piro. Një tjetër moment që u kap nga media ishte kur deputeti Fatmir Xhafa nuk pranoi të vononte asnjë pikë të rendit të ditës, duke zgjedhur të shohë telefonin e tij.
Më të lexuarat


Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Alimehmeti flet për regjistrimin e PD në KQZ: Kur themi ligji, nuk duhet të fshihemi pas gishtit

“Përçarja e opozitës, favorizoi Ramën”/ Fevziu zbulon kush është përgjegjësi kryesorë për situatën në PD

McGonigal dhe fushat e naftës/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane: Ka pasur influencë të brendshme për investimet në vend

Anëtari i KAS flet për regjistrimin e PD-së së Alibeajt: Ja 4 alternativat që kishim për këtë situatë

Zgjedhjet e 14 Majit/ Blendi Fevziu zbulon çfarë pritet të ndodhë: Pushteti mjaft e konsumuar, ka krijuar një rehati të frikshme, është e pamundur që Shkodra të...

Blendi Fevziu parashikon se çfarë do të ndodh në 14 maj dhe tregon 'gabimin' e Berishës kundrejt PD-së

Alibeaj reagon për përplasjen me Bardhin: Kandidatët i vendos kryesia, askush tjetër

Alibeaj i bën thirrjen e fortë Berishës: Zbato vendimin e gjykatës, liro selinë e PD-së
