BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Politike

Kuvendi ‘rrobaqepësi’/ Shpërthen Tedi Blushi: Qep ligje me porosi oligarkësh

Kuvendi ‘rrobaqepësi’/ Shpërthen Tedi Blushi: Qep ligje me

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat u shpreh se kuvendi i Shqipërisë është kthyer prej kohësh në një noter të neveritshëm të Qeverisë.

Fjala e Blushit:

Kuvendi i Shqipërisë është kthyer prej kohësh në një noter të neveritshëm të Qeverisë.

Edhe seanca e shëmtuar plenare që pamë sot rikonfirmoi qartë se Kuvendi është zhytyr në kaos dhe paligjshmëri totale dhe është shndërruar në një “rrobaqepsi” që qep ligje me porosi dhe për llogari të oligarkëve, në dëm të interesit publik dhe kombëtar.

I tillë ishte edhe miratimi pa debat dhe transparencë i ligjit të shumëkontestuar për masakrimin e zonave të mbrojtura, që nga sot do të kthehen në sheshe ndërtimi për resorte, komplekse pallatesh apo biznese që të ushqejnë xhepat e oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës, me pasurisë tonë kombëtare dhe të mirat publike.

Partia e Lirisë i bëri thirrje “Rilindjes” të tërhiqej nga kjo nismë antikushtetuese dhe e qepur vetëm për llogari të hajdutëve të pronës dhe pasurisë kombëtare, por për fat të keq kjo nuk ndodhi.

As protestat, shqetësimet dhe indinjata e drejtë e shoqërisë civile, ekspertëve dhe mbrojtësve të mjedisit, si dhe të Delegacionit të Bashkimit Europian nuk u morrën parasysh.

Me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti dhe pasojat shumë të rënda do të jenë të pakthyeshme dhe me kosto të parikuperueshme edhe për vetë turizmin.

Tërheqja nga rendi i ditës i projektligjit për Amnistinë Penale ishte gjithashtu një tjetër dëshmi tronditëse se si institucioni i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë është marrë peng nga Edi Rama dhe është shndërruar në një gazermë pazaresh mes hajdutësh, ku interesat mafioze të “Rilindjes” prevalojnë mbi interesin publik, ndaj dhe ligjet hiqen dhe futen në rendin e ditës, sipas vlerave të rryshfetit dhe pazareve politike.

Ka kohë për fat të keq që Kuvendi i marrë peng nga “Rilindja” nuk miraton më ligje në dobi të qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, siç janë edhe minatorët e nderuar në pension që protestojnë prej kohësh për të drejtat e tyre legjitime.

Partia e Lirisë mbështet plotësisht kërkesat e drejta dhe plotësisht të realizueshme të minatorëve, që edhe sot u tubuan para dyerve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por që askush nuk denjoi as t’i takonte.

“Rilindja” e ka mendjen vetëm të vjedhë me PPP, koncencione, rrugë të florinjta dhe me inceneratorët që nuk ekzistojnë, jo te minatorët që as ilaçe për të shëruar mushkëritë dhe kuruar pasojat e rënda të një jete nën tokë nuk blejnë dot.

Partia e Lirisë përkrah protestën e minatorëve të moshuar të mashtruar nga “Rilindja” që sot nuk kanë status minatori dhe asnjë lloj përfitimi për punën e vështirë, që kanë kryer.

Ne i mbështesim të gjitha propozimet e minatorëve të mashtruar nga “Rilindja”, veçanërisht për miratimin e statusit të minatorit, të përfitimit të 135% të pagës minimale, si dhe të garantimit të plotë të shërbimeve shëndetësore falas, përfshi ilaçet për kurimin e sëmundjeve kronike që u janë shkaktuar nga nëntoka.

Partia e Lirisë ka nisur një betejë pa kthim politike, parlamentare, ligjore dhe institucionale për të mbrojtur dhe rivendosur të gjitha të drejtat e pensionistëve duke garantuar jo vetëm mirëqënien e tyre, por edhe dinjitetin që ata meritojnë në të ardhmen.

Pensionistët dhe grupet në nevojë janë varfëruar më shumë si për shkak të mos rritjes të duhur të pensioneve dhe përfitimeve sociale, si edhe për shkak të rritjes së çmimeve dhe kujdesit të munguar shëndetësor.

“Rilindja” që vitin 2013 premtoi pensione të larta, por në 11 vite ka bërë të kundërtën.

Në total indeksimi dhe rritja reale e pensioneve do të duhej të ishte në 75.5% në fund të vitit 2023, krahasuar me fundvitin 2013.

Kjo do të thotë që pensioni i pleqërisë në fund të vitit 2023:
§ Në zonat urbane pensioni mesatar i pleqërisë do të duhej të ishte sot në nivelin 26,332 lekë në muaj kur ndërkohë është 18,842 lekë.

§ Ndërsa në zonat rurale sot pensioni i pleqërisë do të duhej të ishte në nivelin 14,477 lekë në muaj kur ndërkohë është 11,239 lekë në muaj.

Sot Qeveria e Edi Ramës i ka borxh secilit pensionist në qytet 7,489 lekë çdo muaj dhe secilit pensionist në fshat 3,238 lekë çdo muaj për shkak të mosindeksimit mbi bazën e rritjes së çmimeve.

Ndaj dhe Partia e Lirisë do të propozojë një amendament në ligjin e pensioneve për një ndryshim të llogaritjes së indeksimit të masës së pensioneve duke konsideruar rritjen e çmimeve të artikujve ushqimorë.

Partia e Lirisë do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të gjykojë mbi shkeljen e ligjit të pensioneve nga Qeveria për mos indeksimin e masës së pensioneve në përputhje me ligjin përkatës.

Gjithashtu Partia e Lirisë dhe grupi i saj i ekspertëve shëndetësorë kanë propozuar:

§ Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjekësore.

§ Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të gjithë pensionistët me probleme shëndetësore.

Nga këto propozime dhe nisma të tjera të prezantuara nga Partia e Lirisë do të përfitojnë edhe ish-minatorët e mashtruar dhe të tallur nga “Rilindja”, që sot protestojnë për bukën e gojës para dyerve të ministrive.

Opozita e vërtetë dhe e bashkuar, së bashku me qytetarët e lirë, plot dinjitet, guxim, kurajë dhe trimëri ka nisur më 20 shkurt betejën pa kthim për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja e personifikuar nga tradhëtari Edi Rama dhe Qeveria e tij.

Populli është shumicë në këtë vend dhe ora e llogaridhënies për një grusht hajdutësh, oligarkësh dhe kriminelësh, që ka marrë peng vendin, po afron.

 

Më të lexuarat