BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Politike

Kuvendi ultimatum Inspektorit të Drejtësisë të godasë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar para se t’i “përlajë” Vetingu, ja 11 detyrat për ILD

Kuvendi ultimatum Inspektorit të Drejtësisë të godasë

Prokurorët dhe gjyqtarët e përfshirë në afera korruptive që nuk kanë dalë ende para organeve të vetingut, duket se i presin ditë të vështira. Kuvendi i Shqipërisë i ka vendosur ultimatum Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, që të fokusohet në shqyrtimin e ankesave të qytetarëve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk kanë kaluar ende në procesin e Vetingut. Kohët e fundit janë shtura rastet, ku disa prokurorë dhe gjyqtarë, të vetëdijshëm se do të shkarkohen nga Komisioni i Vetingut, po bëjnë kërdinë në gjyqësor me vendime abuzive, arbitrare dhe korruptive, deri kur të thirren nga Komisioni i Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit të tyre. Kjo kategori magjistratësh konsiderohen ndryshe edhe si gjyqtarët dhe prokurorët KÇK (kap ça të kapësh), etiketime këto që janë bërë nga kryeministri Edi Rama në veçanti. Shumica e tyre ndjekin të njëjtën strategji, ku japin dorëheqjen nga sistemi sapo Komisioni i Vetingut t’i njohë me dosjen e verifikimit, duke u kaluar barrën e provës për konstatimet rreth pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Për disa gjyqtarë dhe prokurorë të shkallës së parë, procesi i verifikimit ka nisur që në fund të vitit 2019 dhe ende nuk janë njohur me dosjen e verifikimit. Mirëpo subjektet vijojnë të marrin vendime të diskutuara dhe të denoncuara si abuzive, shpeshherë me pasoja tragjike, sidomos në lirimin e burrave që kanë vrarë më pas bashkëshortet, apo të figurave të krimit, të cilët janë eliminuar fizikisht më pas apo kanë kryer krimet të tjera të rënda. Por në këtë rrethana, përmes një rezolute për veprimtarinë vjetore të ILD për vitin 2021, Kuvendi i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që gjatë vitit 2022 të fokusohet tek ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK. Në këtë mënyrë, ILD-ja mund t’i kërkojë LGJ-së apo KLP-së shkarkimin nga detyra të një gjyqtari apo prokurori abuzues, para se të dalin para Vetingut. Po ashtu, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë trajtimin me prioritet të të gjitha rasteve të konfliktit të interesit që mund të ndeshen gjatë aktivitetit të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Ja 11 porositë e Kuvendit për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë

Gazeta “SOT” ka siguruar edhe rezolutën e plotë të Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2021, teksa i rekomandon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të zbatojë 11 porosi:

1.      Hartimin e dispozitave të hollësishme për administrimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve për procedurën hetimore, si dhe bërjen publik të informacionit të pjesshëm, sipas përcaktimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në përputhje dhe në zbatim të nenit 137 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;

2.      Vijimin me ritme të shpejta të punës për hartimin e rregullores për trajtimin e ankesave dhe hartimin e një metodologjie të përgjithshme inspektimi;

3.      Vijimin me ritme të shpejta të punës për përfundimin e procedurave të rekrutimit të inspektorëve pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;

4.      Nxitjen e bashkëpunimit me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm apo institucione të tjera për paraqitjen e kërkesave të motivuara nga ana e tyre për realizimin e inspektimeve tematike apo institucionale nga ana Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;

5.      Hartimin dhe miratimin e planit vjetor të inspektimeve institucionale dhe tematike, si dhe bërjen publik të tij në faqen zyrtare të institucionit;

6.      Vijimin me ritme të shpejta të trajtimit të ankesave të dorëzuara nga organet kompetente gjatë periudhës kalimtare, si dhe trajtimin me përparësi të ankesave të cilat për shkak të parashikimeve të nenit 117 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” mund të parashkruhen, duke shmangur kështu arkivimin e tyre pa bërë të mundur verifikimin dhe hetimin nga institucioni;

7.      Ndjekjen me prioritet të ankesave ndaj magjistratëve në proces vettingu në funksion të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së tyre;

8.      Trajtimin me prioritet të të gjitha rasteve të konfliktit të interesit që mund të ndeshen gjatë aktivitetit të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë;

9.      Rishikimin e objektivave të punës dhe hartimin e një plani të ri strategjik, të shtrirë në kohë dhe sipas një metodologjie të bashkërenduar, për të shërbyer si një bazë për planifikim të përgjithshëm dhe për menaxhimin e performancës;

10.  Angazhimin në kryerjen e kontrollit të brendshëm në mënyrë periodike, kryesisht në llogaridhënien e inspektorëve;

11.  Vijimin dhe rritjen e transparencës ndaj publikut nëpërmjet përdorimit të kanaleve të ndryshme të komunikimit publik.

Më të lexuarat