BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Politike

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin

 Alfred Balla, i përjashtuar nga vettingu për 15 vite, nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vendimi është marrë dje nga vetë KLP, që konstatoi përfundimin e mandatit me 9 vota pro dhe kundër vetëm të anëtares Nurihan Seitaj. Gazeta raportoi pak ditë më parë se telsa Kuvendi ka rinisur procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile për plotësimin e  vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe  endeve vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë emri pretendent që pritet të zëvendësojë Ballën është Arta Mandro. Thuhet se ajo ka mazhorancën e votave në KLP pasi në kohën kur u zgjodh Altin Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme, vota e Arta Mandros ishte vendimtarja. Ishte Mandro që zgjodhi njeriun e amerikanëve në krye të SPAK, ndryshe nga Alfred Balla, i cili votoi Edvin Kondilin, preferencën e mazhorancës. Në atë kohë pati një përplasje të fortë mes Ramës dhe amerikanëve, por që në fund  SHBA i tregoi vendin duke vendosur njeriun e tyre. Në rastin e KLP, këtë herë preferenca amerikane është Mandro për të zëvendësuar Ballën, ndërsa socialistët duan që të katapultojnë Erind Mërkurin.

Debatet e ashpra

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përfundimin e mandatit të kryetarit Alfred Balla u zhvillua me debate të ashpra. Çështja nëse Balla duhet të vijojë detyrën si kryetar apo jo, ndau në dy ‘kampe’ anëtarët. Vetë Balla i cili nuk ishte i pranishëm në mbledhje, me një shkresë drejtuar KLP sfidoi vendimin e KPA për përjashtimin e tij me 15 vite nga drejtësia, duke thënë se nuk është i menjëhershëm dhe se ai është zgjedhur nga Kuvendi si përfaqësues i shoqërisë civile. "Unë jam anëtar i KLP-së i zgjedhur nga Kuvendi prej përfaqësuesve të shoqërisë civile shqiptare...Nga interpretimi i nenit 149/b të Kushtetutës nuk del e qartë se, në lidhje me vazhdimin e qëndrimit në detyrë, tashmë duhet të shprehet ky Këshill, apo organi i emërtesës sime që është Kuvendi i Shqipërisë, apo Gjykata Kushtetuese?", shkruan Balla. Për shkak të debateve me tone të larta, mbledhja që nisi në 11:00 u shty për rreth pas 3 orësh, ndërsa një komision prej 3 anëtarësh përgatiti një relacion mbi mandatin e Ballës për t’ia dorëzuar më pas KLP-së për votim. Mbledhja rinisi në orën 17:00 dhe u vendos që të votohet pro përfundimit të mandatit të tij. Anëtarja Nurihan Seiti doli hapur kraha Alfred Ballës, duke thënë se ai duhet të vijojë detyrën, pasi vendimi i KPA futet në fuqi vetëm pas publikimit në fletoren zyrtare. Nga ana tjetër, anëtari Sokol Stojani e cilësoi si zëdhënëse të Ballës, ndërsa tha se vendimi duhet ekzekutuar menjëherë siç e parashikon Kushtetuta dhe se Balla nuk mund ta vazhdojë më funksionin. Seiti është mamaja e Rei Matës, i cili vrau me grusht biznesmenin e ndërtimit në Vlorë, Armando Meshau, por edhe pas kësaj ngjarje Seiti nuk dha dorëheqjen.  Vendimi futet në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Deri në këto momente Balla është dhe duhet të jetë në detyrë", tha Seiti. "Që nga data 21 nuk mund të ushtronte funksionin, pavarësisht tentativave të tij. Çdo pretendim që ka për vendimin e KPA, ka vetëm një mundësi sipas Kushtetutës, Gjykata e Strasburgut", tha Sokol Stojani.

Detajet

Anëtarja Arta Mandro kërkoi kohën që të përpilojnë relacionin dhe të japin mendimin se si e afekton ky vendim i KPA fatin dhe mandatin e Ballës. Mandro tha se reforma në drejtësi duhet të jetë prioritet për secilin prej anëtarëve. "S’ka vend për asnjë dyshim për asnjë nga anëtarët, të gjithë jemi pro reformës në drejtësi", tha Mandro. Balla pretendonte se po zbaton ligjin duke qëndruar në detyrë siç e parashikon Kushtetuta, deri në zgjedhjen e një kryetari të ri, pasi mandati i ka përfunduar më datë 18.12.2023.  Më 21 maj, KPA vendosi përjashtimin e tij me 15 vite nga sistemi i drejtësisë, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë, KPK, që e mbylli procesin e tij pa një vendim. Sipas vendimit të KPA, Balla s'ka të drejtë për t'u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve. Në KPK, trupa vlerësoi në shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK në Kolegj, duke kërkuar vendosjen e sanksionit 15 vjeçar, çka u konsiderua i drejtë nga Kolegji.

Më të lexuarat