BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

Ligji për privatizimin e pronave shtetërore, reagon deputetja Jorida Tabaku ‘thumbon’ parlamentarët: Kuvendi s’mund të jetë burimi i korrupsionit

Ligji për privatizimin e pronave shtetërore, reagon deputetja Jorida

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është shprehur se kalimi në Parlament i ligjit për privatizimin e pronave shtetërore, jo vetëm që nuk e lufton korrupsionin por thjesht e nxit dhe e promovon atë.

“Java që u mbyll nuk qe me bilanc pozitiv për parlamentin. Një ligj tjetër i rradhës në listën e gjatë të ligjeve të kapura u miratua dhe i cili nuk e lufton korrupsionin por thjesht e nxit dhe e promovon atë. Jemi në një moment ku parlamenti duhet të merrte rol në luftë kundër korrupsionit.

Ku çdo ligj e akt që miratohej duhet të ishte patjetër në këtë frymë. Ndërkohë që ligji që kaloi, që lidhet me ligjin e privatizimeve thjesht bën të mundur që prona shtetërore tashmë të konsiderohet si plaçka e radhës për këdo që ka një investim strategjik, për këdo që do të marrë një leje zhvillimore dhe të jipet për këmbim nga publiku tek privati; nga privati tek publiku dhe të trajtohet sikur është pronë personale. Nëse sot Shqipëria vuan është pikërisht prej ketyre ligjeve është pikërisht prej sjelljes zaptuese që nuk mendon. Që nuk mendon që pronën publike ta vendosë në dispozicion të pronarit legjitim, që nuk mendon për të mirën publike, që nuk mendon për luftën kundër korrupsionit edhe kur bëhet fjalë për çështjen e pronës. Por gjithmonë e në çdo vendim e kanë mëndjen tek pakica dhe jo tek shumica. Parlamenti duhet të ketë një frymë e një qasje që në çdo ligj të marrë parasysh luftën kundër korrupsionit”, shprehet Tabaku.

 

Më të lexuarat