Në lidhje me lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, gazetari Xhevahir Zhabina u shpreh se politikanët dhe biznesmenët me pushtet përfitojnë nga drejtësia.
Zhabina: Standardi është i dyfishtë. Politikanët dhe biznesmenët e përfitojnë. Njerëzit që kanë pushtet e kanë më të lehtë të përfitojnë.
Prokuroria mund të hetojë, por në rastin konkret nuk e di se çfarë mund të bëjë. Nuk e di se çfarë mund të presësh nga një Prokurori që nuk qartëson as pozicionin e saj. Në një drejtësi si e jona, padyshim ka probleme. Cilësia e drejtësisë që jepet në rrethe dhe në Tiranë ndryshon. Si në rastin e Tahirit, kemi pasur raste të tjera plot, rasti i zyrtarëve të ARRSH-së, të tre zyrtarët u liruan nga qelia.