Në Komisionin për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, ka pasur diskutime për skandalin te Onkologjiku.
Deputeti i PS Ilir Metaj tha se llumrat në sistemin shëndetësor kanë qenë dhe janë, por se qeveria është aty për të pastruar të keqen në shëndetësi.
Ndërsa, deputeti Tritan Shehu tha se sistemi shëndetësor në vendin tonë ka shumë probleme, që nga fakti që shumë ilaçe nuk rimbursohen.
Ilir Metaj: Llumrat kanë ekzistuar dhe eksiztojnë. Ne jemi këtu për të pastruar llumin. Duhen bulldozëra për të pastruar llumin.
Tritan Shehu: Unë nuk përjashtoj që mes keqbërësve ka dhe mjekë. Keqbërësi më i madh në Shqipëri është kryeministri. Është gjithë hallka e sistemit shëndetësor me probleme. Shumë ilaçe nuk rimbursohen dhe kjo bën që shqiptarët të jenë në kushte barbarie. Sistemi shëndetësor është ndërtuar i tillë, që lë vend për abuzime.
Ja si ia kanë shkruar Romeo dhe Heidi numrin në telefon njëri-tjetrit
Heidi Baci dhe Romeo Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes që pas daljes nga “Big Brother VIP”. Edhe pse...
Lexo më shumë