Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka ngritur akuza ndaj KAS. Në një deklaratë për media ai tha se i gjithë procesi i trajtimit të ankesave të LSI nga ana e KAS, vërtetoi se mandati i LSI sipas tij, është grabitur. Braimllari deklaroi se në disa qendra votimi në qarkun e Beratit, ka pasur 115 shkelje të rënda, të cilat sipas tij, vërtetojnë ndërhyrjen në procesin zgjedhor. “I gjithë procesi i trajtimit të ankesave të LSI nga ana e KAS vërtetoi se mandati i LSI është grabitur në tavolinë. Vendimmarrja e KAS, për të quajtur të vlefshme 24 qendra votimi të mbushura nga Rilindja të faktuara dhe të vërtetuara nga procesverbalet dhe nga informacioni zyrtar, i firmosur nga numëruesit dhe komisionerët e PS vërtetoi të gjitha pretendimet tona. Në 24 qendra votimi në qarkun e Beratit të vërtetuara ka 115 shkelje të rënda të cilat vërtetojnë qartazi ndërhyrjen në proces dhe brenda në kuti”, tha ai. Ndër të tjera, Braimllari u shpreh se nga të dhënat, 19 shtetas kanë votuar disa herë në Berat duke thënë se edhe në qytete të tjera, ka pasur votim të dyfishtë. Ai deklaroi se procesi zgjedhor është manipuluar. “Është i vërtetuar, fakti kriminal që 19 shtetas votojnë 54 herë ndërkohë që ka me qindra informacione të tjera për votime të së njëjtës natyrë në të gjitha qendrat e votimit në qarkun e Beratit. Është vërtetuar që ka më shumë fletë votimi në kuti sesa votues, në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë. Është vërtetuar që janë dorëzuar kuti me fletë votimi më shumë sesa janë marrë në dorëzim”, deklaroi ai. Ndërkohë edhe përfaqësuesi i PD, Marash Logu ka denoncuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve se një nga vëzhguesit demokratë është kërcënuar me jetë nga një vëzhguese e Partisë Socialiste. Logu thotë se ajo që ka kërcënuar ka qenë Joana Melëngu, e cila sipas tij, është e njëjta që u kap më 20 prill me fugonin e ushqimore duke i shpërndarë tek qytetarë për të marrë vota. “Sot dhe ditën e djeshme në tavolinën e numërimit shtetasja Joana Melëngu vëzhguese e Partisë Socialiste, kryetare e njësisë administrative nr. 2 në Berat ka kërcënuar një vëzhgues të Partisë Demokratike, duke i thënë do ta shohësh kur të dalësh jashtë, do ta pres gjuhën. Joana Melëngu, është e njëjta që u kap në flagrancë duke ndarë ndihma ushqimore në këmbim të votës. Me paturpësi, në shkelje flagrante të ligjit, shantazhon e kërcënon një vëzhgues të Partisë Demokratike”, tha Logu.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë