Nënkryetari i LSI, Ylli Manjani, ka denoncuar sot blerjen e votës, duke paralajmëruar ndëshkimin sipas ligjit.
“Janë shfaqur shenjat e para të personave me pushtet që kanë administruar fonde publike, në tentativa për të blerë vota, që sipas ligjit penal i hartuar me konsensus, janë vepra të ndëshkueshme.
Kushdo që tenton të joshë zgjedhësit në këtë mënyrë është i ndëshkueshëm penalisht dhe kjo do ndodhë, jo për hakmarrje, por drejtësi”, tha Manjani.