Teksa kryeministri Edi Rama po jep sinjale se është gati të sfidojë partnerët ndërkombëtarë dhe të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme për të qëndruar në pushtet në një kohë që opozita është e përçarë, kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha i është përgjigjur “flakë për flakë” vendosmërisë së shefit të mazhorancës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i pari që vuri në zbatim një plan të ngjashëm si ky që po tenton kryeministri Rama. Zoti Berisha në vitin 1996 kur të gjithë denoncuan se zgjedhjet parlamentare asokohe u vodhën dhe u përgjakën, ai injoroi çdo shqetësim dhe vijoj të qëndronte në pushtet. Por pas një viti Berisha ra nga pushteti, pasi rebelemi popullor i vitit të mbrapsht ’97 e mori para si urgan, duke e tronditur. Por një histori e ngjashme si ajo e “tiranit” Berisha, pritet që “fati” t’i rezervojë edhe kryeministrit Rama. Paralajmërimin e ka bërë kryedemokrati Basha, i cili ndërsa i përgjigjet Ramës pas sinjaleve se synon të rrijë në pushtet gjatë, ja ka bërë të qartë se do të përfundojë si Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, i cili e kishte bërë të udhës që të çonte vendin në zgjedhje të parakoshme dhe mandej i fitonte ato pa problem, duke përqëndruar pushtetin në duart e tij, paçka se ndërkombëtarët i kishin “tërhequr veshin”, e madje e kishin etiketuar si “diktator”. Mirëpo në situatë të njëjtë si Gruevski ndodhet sot Rama, i cili po jep sinjale se synon një mandat të katërt qeverisë, ndonëse vendi po rënkon nga korrupsioni, krimi dhe krizat socialo-ekonomiko-politiko. Pra shefi i qeverisë është lezetuar nga pushteti dhe po kërkon ta çimentojë atë. Kështu që pët t’i treguar se është në rrugë të gabuar dhe se do e presin telashe, Basha i ka kërkuar Ramës të tërhiqet, pasi në të kundërt do të përfundojë si Gruevski.
Jemi të vendosur kundër Edi Ramës
Ndërkohë nga Kuvendi Zgjedhor i Degës 9 në kryeqytet, Basha, u shpreh dje se përballja me të keqen që ka zënë vendin dhe përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, kërkokn kurajo dhe vendosmëri.“Ndaj jemi këtu për t’i thënë Po vetingut të politikanëve, kontrollit të figurës të tyre dhe lidhjeve të papërshtatshme dhe pasurisë së tyre dhe nxjerrjemn jashtë politikës të çdokujt që nuk e kalon testin e vetingut të politikanëve. Jemi këtu për t’i thënë jo imunitetit të deputetëve. Deputetët e Shqipërisë njësoj si qytetarët e Shqipërisë duhet të zhvishen nga imuniteti dhe të dalin para ligjit sa herë që e lyp drejtësia, si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë”, deklaroi ai.
Prioritet e PD
Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Degës 9 në Tiranë, foli edhe një herë për prioritetet e PD-së për t’i ofruar shqiptarëve lista të hapura, në mënyrë që ata të zgjedhin me dëshirën e tyre se kush duhet t’i përfaqësojë në Parlament dhe të mos jenë kryetarët e partive që ta bëjnë një gjë të tillë. “Ne kemi qëndrime të qarta dhe të prera.Po listave të hapura, në mënyrë që ata që shqiptarët dëshirojnë t’i kenë në Parlament dhe i votojnë t’i kenë në Parlament, të jenë në Parlament. Listat e caktuara nga kryetarët e partive sipas pakteve që i kushtuan shqiptarëve ndryshimet famëkeqe të 2008-ës me anë të së cilës u asgjësua e drejta e qytetarëve për të çuar drejtpërsëdrejti dhe për të marrë dhe për të dhënë llogari tek përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë”, nënvizoi kredemokrati Basha.