BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Politike

"Malokët, jo në plazh", Arjan Konomi "shpërthen" ndaj Olta Xhaçkës: Çadrën e kujt moj tyryfyçkë, te vendi i sa*tëme

"Malokët, jo në plazh", Arjan Konomi

Analisti i njohur ka bërë një reagim të fortë pas deklaratës televizive të deputetes Olta Xhaçka, se bashkëshorti i saj e donte statusin e investitorit strategjik që "dikush" të mos shkonte "nga mali dhe t'i vendoste çadrën para plazhit".

Deklarata televizive e Xhaçkës në emisionin e Grida Dumës dhe heshtja e moderatores përballë ofendimit të banorëve të jugut, po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta. Mes tyre, dhe ky i Arjan Konomit.

"Mbeta pa fjalë nga emisioni i Top Channel.'Për të mos ardhur dikush nga mali të vendosë çadrën aty ku ti bën plazh'. Është një tyryfyçkë si Olta Xhaçka dhe që s'mund ta kundërshtojë njeri me këto broçkulla që thotë.

Se është dhe budallaqe derisa arrin t'i thotë me fjalët e saj këto gjëra. As armiku s'do ti thoshte. Ministri duhet të jetë një njeri dinjitoz që përfaqëson Shqipërinë e të gjithë të themi ky person na përfaqëson. Ne kemi këtë, tyryfyçkën", shprehet Konomi.

Si një figurë publike dhe më tepër banor i jugut, ai nuk kursen epitetet për ish-ministren dhe tregon dhe një episod personal, kur djemtë e Vunoit nuk lejoheshin të laheshin as pranë shkëmbinjve të Jalës sepse në resortin aty pranë kishte shkuar ministrja dhe kishte urdhëruar që askush të mos lejohej në det.

"Kam pas dhe një precedent me Olta Xhaçkën në Jalë, te plazhi i fshatit tim në Vuno. Kur ne vinim, jo te plazhi që s'na lini por nuk na linin as te shkëmbinjtë. Dhe kur pyeta pse nuk na linin te shkëmbinjtë ku jemi mësuar të lahemi dhe të rrimë që fëmijë, aty na kanë rritur gjyshërit tanë. Kishte ardh Olta Xhaçka. Kjo nuk donte që aty as në shkëmbinj të kishte djemuri", tregon analisti.

Arjan Konomi e quan pafytyrësi atë që deklaroi Xhaçka dhe evidenton se nuk i ndjek emisione të tilla për të shmangur rrjedhimisht dhe të tilla reagime të forta, për të cilat kërkon ndjesë për fjalorin e përdorur. Ai thotë se këtë herë nuk mund të mos reagonte.

"Do të do vijnë nga mali dhe do vendosin çadër. Çadrën e kujt moj? Te vendi i satëme? Sa turp. Më falni, por jam me të vërtetë i indinjuar sepse unë as i shof e as i dëgjoj këto emisione, e këta njerëz, për të eleminuar këtë që po bëj. Por ndoshta kam bërë gabim. Sepse këto këllira vazhdojnë dhe të përfaqësojnë Shqipërinë", shprehet Arjan Konomi.