BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Politike

"Mangësi në dokumentacion dhe në këto kushte kemi...', Bashkia Mirditë pezullon punimet në HEC-in e Thirrës: Ky vendim do ju dërgohet edhe institucioneve të tjera përgjegjëse për ta zbatuar

"Mangësi në dokumentacion dhe në këto kushte

Kompania që po ndërton HEC-et dhe Fabrikën e Ujit në Thirrë të Mirditës ka mangësi në dokumentacion. Në këtë konkluzion ka dalë Bashkia e Mirditës, e cila pezulloi punimet me një afat 60 ditorë dhe e gjobiti kompaninë me 300 mijë lekë. Pushteti vendor u vu në lëvizje pas ankesave të vazhdueshme të banorëve të tre fshatrave – Thirrë, Sang dhe Hebe, të cilët kundërshtojnë këto projekte. Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi tha se ky vendim do ju dërgohet edhe institucioneve të tjera përgjegjëse për ta zbatuar.

“Bashkia ka kërkuar zbatimin e ligjit nga ana e kompanisë. Nga verifikimet e grupit të punës ka rezultuar se ka mangësi në dokumentacion dhe në këto kushte kemi marrë vendim për pezullim punimesh me një afat 60 ditor, e po ashtu është gjobitur me 3 milion lek të vjetra. Këtë vendim ja kemi përcjell dhe IKMT dhe Policisë me qëllim që dhe ata të vihen në lëvizje, për të mos lejuar vijimin e punimeve” thotë Mëlyshi

Përfaqësuesi ligjor i banorëve Elton Laska tha se me këtë vendim, Bashkia Mirditë faktoi pretendimet e tyre, ndërsa do ti drejtohen dhe SPAKUT me një kallëzim penal.

“Gjoba të cilën e ka vendosur Bashkia Mirditë, fakton atë çfarë ne i kemi kërkuar Policisë së Shtetit që të pezullonte punimet dhe të ndiqte penalisht kompaninë “Sang 1 Shpk”, e cila po punonte në shkelje të ligjit pa dokumentacion përkatës. Por kjo kompani nuk pyet për shtetin, duke vepruar në të zezë pa u shqetësuar. Në këto kushte do ti drejtohemi SPAK-ute me një kallëzim penal, ndaj të gjithë institucioneve që nuk kanë vepruar, por kanë lejuar që kjo kompani të shkatërrojë mjedisin në kundërshtim me ligjin.” tha Laska

Vendimi i Bashkisë Mirditë u përshëndet nga banorët e tre fshatrave të cilët vijojnë betejën ligjore për mbrojtjen e burimeve ujore prej 4 vitesh.

“Këtu po grabiten burimet ujore, ku mjedisi, bujqësia, ekosistemi dhe turizmi po futen në tubacionet e HEC-ve dhe ne kemi 4 vite që kërkojmë të gjitha shkresat në institucionet shtetërore mbi ligjshmërinë e vazhdimit të punimeve. Sot Bashkia Mirditë nuk ka bërë asgjë të re thjeshtë ka hapur që është bërë në kohen kur është dhënë leja dhe ka faktuar që janë bërë shkelje të rënda ligjore, që do thotë që kjo kompani ka punuar prej 4 vitesh në kundërshtim me ligjin. Ne do ti drejtohemi SPAKUT me një kallëzim sepse këtu kemi të bëjmë me një vepër të penale që kanë bërë institucionet e korruptuara të këtij vendit” tha Besnik Paci, përfaqësues i banorëve.

Gjatë largimit nga kantieri i ndërtimi të HEC-it në Thirrë të Mirditës, ku së bashku me përfaqësuesin ligjor kishin shkuar për të monitoruar zbatimin e vendimit të Bashkisë Mirditë, banoret u përballen me policinë e cila ju bllokoi rrugën pa asnjë arsye. Ndërkohë leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk. Beteja për këtë çështje vijon të jetë në dyert e gjykatave, por ende nuk ka një vendim të formës së prere, ndërsa deri më tani janë kryer mbi 50% e punimeve.

Më të lexuarat