I ftuar në një program televiziv për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në reformën zgjedhore ishte sekretari i çështjeve ligjore në PD, Ivi Kaso.
Kaso është shprehur se nëse flasim për marrëveshjen e 5 qershorit atëherë duhet që koalicione parazgjedhore sipas formues që i njeh gjithë bota dhe jo atij modelit alla shqiptar.
“Mekanizmi i grupit të dialogut synon të gjejë konsensus për reformat të rëndësishme duke filluar nga ajo zgjedhore. Nëse ajo kërkon konsensus duhet të kthehemi nga konsensusi i marrëveshjes së 5 qershorit e cila u përshëndet dhe nga faktori ndërkombëtar dhe jo te ndryshimet e njëanshme kushtetuese.
Nëse flasim për marrëveshjen e 5 qershorit atëherë duhet që koalicione parazgjedhore sipas formues që i njeh gjithë bota dhe jo atij modelit ‘alla shqiptar’. Partitë politike janë subjekte zgjedhore dhe listat e hapura duhet të jenë të hapura për to dhe më pas për kandidatët që paraqesin këto parti politike.
Mënyra për ta bërë këtë rikthim në marrëveshjen e 5 qershori është çështje vullneti dhe duhet të reflektojë dhe të rikthehet te standardet më të mira ndërkombëtare dhe jo të mbështetet në një sistem të korruptuar.”