Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe grupimi i Sali Berishës e Gazment Bardhit kanë depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët. Të dyja palët këtë të mërkurë të 6 dhjetorit kanë depozituar dy padi të ndryshme në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me çështjen e marrëveshjes së firmosur me Italinë. Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe sipas tij, nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit Edi Rama. Ndërkaq padia tjetër mban firmën e 30 deputetëve, si atyre të Berishës edhe atyre të Bardhit, ndërsa dorëzimi u bë nga deputetja e Lezhës, Lindita Metaliaj e shoqëruar dy këshilltarët, Franci Nuri i Rithemelimit dhe Marash Logu i Gazment Bardhit. Në dyert e Gjykatës Kushtetuese, Metaliaj tha se duhet të shqyrtohet nëse protokolli pajtohet me Kushtetutën e vendin tonë. E njëjta kërkesë vjen edhe nga PD-ja zyrtare, e cila thekson se duhet parë shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes. Po ashtu PD kërkon pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e protokollit. Për opozitën marrëveshja duhet të deklarohet si e papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës. Sakaq, Tritan Shehu është një nga ata deputetët të Berishës që ka dalë kundër marrëveshjes që në mbledhjen e Rithemelimit me dyer të mbyllura. Pas kundërshtimit ai nuk e ka firmosur padinë, ndërsa janë edhe katër deputetët të tjerë të Berishës që nuk kanë firmosur po ashtu. Po ashtu, dy deputetët e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho i janë bashkuar padisë së Grupit Berisha-Bardhi, por vihet re se mungon firma e Monika Kryemadhit.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë