
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Marrëveshja me Italinë, Rama: Qendër pritjeje me standardet e BE-së, po i japim një ndihmë të vogël një vendi me të cilin jemi të lidhur thellësisht

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Nëntor 2023

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje në një intervistë për televizionin publik francez “France24” se marrëveshja me Italinë për emigrantët parashikon ndërtimin e një qendre pritjeje me standard të njëjtë si në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Kryeministri theksoi se fakti që kjo marrëveshje bëhet me një vend joanëtar shkakton jo vetëm lajm, por dhe teori konspiracioni dhe dyshime që nuk janë serioze. “Duhet theksuar një arsye shumë e thjeshtë. Është e vërtetë që Shqipëria nuk është ende vend anëtar i BE, por është vend plotësisht evropian, fqinj me Italinë, dhe sikur e njëjta marrëveshje të ishte bërë me një vend të BE, nuk do të ishte fare lajm i ditës. Por fakti që kjo marrëveshje bëhet me një vend jo anëtar shkakton, jo vetëm lajm, por dhe teori konspiracioni dhe dyshime që nuk janë serioze, për mua. Nëse ngremë pikëpyetje për metodën, duhet të ngremë pikëpyetje për gjithë Bashkimin Evropian, duhet të ngremë pikëpyetje për metodën në gjithë vendet e BE, sepse këto qendra pritjeje nuk janë gjë e re”, tha Rama. Sipas tij, bëhet fjalë për një qendër pritjeje që është standard në të gjitha vendet e BE-së.“Përse duhet të skandalizohemi nëse është e eksternalizuar nga një vend i Bashkimit Evropian në një vend plotësisht evropian që është fqinj me këtë vend evropian? Nuk duhet të skandalizohemi nga kjo, duhet të mendohemi si të reagojmë të gjithë ndaj këtij fenomeni që është gjithnjë e më i madh dhe që askush nuk i ka dhënë përgjigje. Ndoshta qendrat e pritjes nuk janë zgjidhja e vërtetë, por nuk na takon neve t’i japim mend Evropës”, tha ai. Rama theksoi se po i japim një ndihmë të vogël një vendi fqinj. “Nga ana tjetër, duhet të them se nuk bëhet fjalë për 36 000 njerëz, por për një qendër pritjeje me 3000 vende në dispozicion. Kjo do të thotë që do të ketë 3000 njerëz në Shqipëri dhe asnjë më tepër, nëse ka rotacion kjo është diçka normale, mund të ketë më tepër njerëz që priten dhe të cilëve u shqyrtohet kërkesa në Shqipëri. Ne thjesht po i japim një ndihmë të vogël një vendi jo vetëm fqinj, por me të cilin jemi të lidhur thellësisht prej një kohe të gjatë”, tha Rama.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
