
Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Mbyllen aplikimet për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese, ja tre gjyqtaret që synojnë drejtimin, “luftë” e fortë në prapaskenë mes mazhorancës dhe ndërkombëtarëve për pasuesin e Vitore Tushës

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 3 Shkurt 2023

Tre gjyqtare kërkojnë të marrin drejtimin e Gjykatës Kushtetuese. Ditën e djeshme ka përfunduar afati i aplikimeve dhe tre prej anëtarëve të Kushtetueses kanë shprehur interes. Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese u mblodh dje dhe konstatoi përmbylljen e afatit të aplikimeve. Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare, të renditura më poshtë, sipas rendit alfabetik, me bazë mbiemrin: Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Holta Zaça. Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, gazeta ka mësuar se në prapaskenë po bëhet një “luftë” e fortë në prapaskenë mes ndërkombëtarëve (amerikanëve) dhe mazhorancës, për shkak se kjo e fundit kërkon të emërojë kryetar një besnik të saj, ndërsa Uashingtoni kërkon që t zgjidhet drejtues i këtij institucioni ai që e meriton. Pra, edhe për kreun e ri të Kushtetueses që do pasojë Vitore Tushën, kemi një skenë të ngjashme si me kreun e ri të SPAK, ku SHBA u përplas me kryeministrin Edi Rama.
Zgjedhja e kryetarit të Kushtetueses
Kujtojmë se, kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short. Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.
Kim takoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
Ndërkohë ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar javën që shkoi një takim në Gjykatën Kushtetuese. Pas takimit, ambasadorja Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka përgëzuar plotësimin me 9 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këtë, ambasadorja Yuri Kim e quan një arritje të madhe për reformën në drejtësi që mbështetet fuqishëm nga SHBA. Shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri iu ka uruar anëtarëve të Kushtetuese sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin. “Që nga Dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje e madhe për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin”, ka shkruar ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Më herët ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim foli në një intervistë televizive për, për reformën në drejtësi. Ambasadorja Kim tha se, reforma në drejtësi nuk është e lehtë, apo e përsosur, por po shohim rezultate dhe po ndërtohet. Ajo vijoi më tej duke thënë se reforma në drejtësi ka mbështetjen e fortë, absolute të Shteteve të Bashkuara, si dhe atë të Bashkimit Europian.
Më të lexuarat


Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Alimehmeti flet për regjistrimin e PD në KQZ: Kur themi ligji, nuk duhet të fshihemi pas gishtit

“Përçarja e opozitës, favorizoi Ramën”/ Fevziu zbulon kush është përgjegjësi kryesorë për situatën në PD

McGonigal dhe fushat e naftës/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane: Ka pasur influencë të brendshme për investimet në vend

Anëtari i KAS flet për regjistrimin e PD-së së Alibeajt: Ja 4 alternativat që kishim për këtë situatë

Zgjedhjet e 14 Majit/ Blendi Fevziu zbulon çfarë pritet të ndodhë: Pushteti mjaft e konsumuar, ka krijuar një rehati të frikshme, është e pamundur që Shkodra të...

Blendi Fevziu parashikon se çfarë do të ndodh në 14 maj dhe tregon 'gabimin' e Berishës kundrejt PD-së

Alibeaj reagon për përplasjen me Bardhin: Kandidatët i vendos kryesia, askush tjetër

Alibeaj i bën thirrjen e fortë Berishës: Zbato vendimin e gjykatës, liro selinë e PD-së
